• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajdeni: Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të shmangur zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

Bajdeni: Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të shmangur zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

 Uashingon, 22 shtator 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot deklaroi se është i brengosur për tensionet në Lindjen e Mesme dhe siguroi se "do të bëjë gjithçka që mundet" që të shmanget zgjerimi i konfliktit. 

 "Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t'i ikur shhpërthimit të gjerë të luftës. Dhe do të vazhdojmë me përpjekjet tona", tha Bajdeni nga Shtëpia e Bardhë.

 Shumë persona zyrtarë shprehën brengosje për mundësinë e zgjerimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, pas marrëdhënieve të tensionuara mes Izraelit dhe Hezbollahut libanez. 

 Deputeti libanez Hasan Fadlala, anëtar i Hezbollahut, dje deklaroi se lufta me Izraelin ka hyrë në një fazë të re, dhe se organizimi është i gatshëm për çdo skenar, luftë apo konfrontim. Në varrimin e njërit anëtar të Hezbollahut i vrarë së bashku me dhjetë të tjerë, gjithsej 45 persona, në sulmet ajrore izraelite në lagjen Bejrut, Fadlala tha se fronti jugor ka luajtur një rol kyç në presionin ndaj Izraelit që ta ndërpresë luftën në Gazë. 

 Presidenti izraelit Isak Hercog dje e akuzoi Hezbollahun për eskalim të dhunës dhe tha se vendi i tij nuk është i interesuar që të jetë në luftë me Libanin. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR