• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bajden dhe Tramp fituan në zgjedhjet preliminare në Kanzas, Ohajo, Arizonë dhe Ilinois

Bajden dhe Tramp fituan në zgjedhjet preliminare në Kanzas, Ohajo, Arizonë dhe Ilinois

Uashington, 20 mars 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden dhe ish-presidenti Donalld Tramp fituan në zgjedhjet preliminare që përfunduan mbrëmë në Kanzas, Ohajo, Arizonë dhe Ilinois.

Tramp, gjithashtu fitoi edhe në zgjehdjet preliminare republikane në Floridë.

Bajden në Floridë fitoi pa votim sepse Partia demokratike vendosi të mos mbajë zgjedhje dhe i dorëzoi të gjithë 224 delegatot nga ky shtet federal.

Fushata për zgjedhje të presidentit të SHBA-së është në jehonë të plotë. Në të, Bajden dhe Tramp iu referohen sukseseve të tyre gjatë udhëheqjes së tyre në Shtëpinë e Bardhë, dhe akuzohen mes veti se janë kërcënim për vendin.

Trampi, i cili është në moshsën 77-vjeçare, deklaroi se Bajdeni 81-vjeçar nuk është i përshtatshëm të jetë pressident për shkak të aftësive të tij intelektuale.

Presidenti aktual e quajti kundërshtarin e tij republikan kërcënim për demokracinë për shkak të tentimeve të Trampit për t'i anuluar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në vitin 2020 dhe madhërimin e liderëve autoritarë në vendet e tjera. ab/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR