• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Bajden dhe Obama do të flasin për sukseset dhe risitë rreth ligjit për shëndetësi të disponueshme

Bajden dhe Obama do të flasin për sukseset dhe risitë rreth ligjit për shëndetësi të disponueshme
Uashington, 5 prill 2022 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden, nënpresidentja Kamala Harris si dhe paraardhësi i tij Barak Obama sot në Shtëpinë e Bardhë do të flasin për ligjin për shëndetësi të disponueshme miratuar nga Obama saktësisht 12 vjet më parë. Në fjalimin e tyre, ata do të kumtojnë për politika të reja për të ulur koston e kujdesit shëndetësor në SHBA. I quajtur "Obamakear", ligji është historik sepse është sistemi i parë publik i sigurimeve shëndetësore në SHBA. Presidenti Bajden dëshiron t'i zgjerojë përfitimet e këtij ligji. Gjatë kohës së Bajdenit, numri i shfrytëzuesve të "Obamakear" u rrit, ndërsa rritja e subvencioneve shtetërore uli kostot e shfrytëzuesve, megjithëse kjo nuk pritet të jetë afatgjatë. Përveç kësaj detyrë pune, Bajden dhe Obama po planifikojnë një drekë të përbashkët në Shtëpinë e Bardhë, një ritual javor që të dy e kryen kur Bajden shërbeu si nëndëspresident i Obamës. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR