• e premte, 08 nëntor 2024

Bajden dhe Lula paralajmëruan një partneritet të ri për të mbështetur të drejtat e punëtorëve

Bajden dhe Lula paralajmëruan një partneritet të ri për të mbështetur të drejtat e punëtorëve

Nju-Jork, 21 shtator 2023 (MIA) - Presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit, Zhozef Bajden dhe Luis Inasio Lula da Silva, sot në takimin në Nju-Jork e shprehën angazhimin e tyre të ndërsjellë për të drejtat e punëtorëve, duke u përmbajtur qartë nga prezantimi i çfarëdo dallimi në lidhje me luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera. 

Bajden dhe Lula u takuan në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.

Presidentët e dy demokracive më të mëdha në Amerikën Veriore dhe Jugore paralajmëruan një partneritet të ri për të mbështetur të drejtat e punëtorëve, duke shmangur diskutimet e hapura për pushtimin e Ukrainës nga Rusia dhe embargon e SHBA-së kundër Kubës.

Bajden dhe Lula theksuan se kanë synime të përbashkëta.

"Kur ambienti është i mirë, të gjithë janë mirë. Njerëzit e klasës punëtore kanë një shans për të ecur përpara. Ndërsa të pasurve akoma ju ecë mirë – për sa kohë që paguajnë taksa, i tha Bajden Lulës.

Lula, megjithatë, tha se ai kurrë nuk kishte dëgjuar një president amerikan të fliste kaq pozitivisht për punëtorët dhe e përshkroi kauzën e tyre të përbashkët si një shans për të transformuar lidhjet midis dy vendeve të tyre.

“Për mua ky takim është më shumë se dypalësh, është lindja e një epoke të re në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Brazilit”, tha Lula, duke e cilësuar takimin një “moment të artë për ne”.

Qëllimi i partneritetit të tyre të ri të punës është të ndalojë shfrytëzimin e punëtorëve dhe punën e detyruar dhe të fëmijëve, si dhe diskriminimin në vendin e punës, duke krijuar një kornizë të mundshme që të tjerët t'i bashkohen Grupit 20. Dy liderët duan gjithashtu të sigurojnë që tranzicioni nga lëndët djegëse fosile te energjia e rinovueshme do të fokusohet në të drejtat e punëtorëve. ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR