• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajden angazhohet për konsensus në Izrael për planet për reforma gjyqësore

Bajden angazhohet për konsensus në Izrael për planet për reforma gjyqësore

Uashongton, 12 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden bëri thirrje për konsensus të gjerë për ndryshimet e gjera në gjyqësinë në Izrael, të nxitur nga qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu, të cilat shkaktuan protesta në tërë vendin.

Parlamenti izraelit nesër mund të fillojë procesin e reformës në sistemin gjyqësor, që do ta rrisë ndikimin e pushtteit gjatë zgjehdjes s gjykatësve, ndërsa njëkohësisht do t'i lehtësojë autorizimet e Gjykatës supreme të heqë ligje apo të vendosë kundër pushtetit ekzekutiv.

Kjo shkaktoi protesta në tërë vendin dhe thirrje për Qeverinë që t'i ngadalësojë ndryshimet dhe të arrijë marrëveshje të gjerë për planin e saj për reforma gjyqësore, që sipas anketave ka mbështetje relativisht të vogël në fornën e tanishme.

Si përgjigje në pyetjen e Njujork tajms, të publikuar sot, Bajden tha: Gjenialiteti i demokracisë amerikane dhe izraelite është që të dyjat bazohen në institucione të fuqishme, në kontroll dhe bilanc, në gjyqësi të pavarur... Ndërtimi i konsensusit për ndryshime fundamentale me të vërtetë është me rëndësi të garantojë se njerëzit do t'i pranojnë në mënyrë që të mund t'i mbështesin".

Netanjahu tha se ndryshimet janë të domosdoshme në mënyrë që të kthehet baraspesha mes Qeverisë, Knesetit (parlamentit izraelit) dhe gjyqësisë.

Kritkët thonë se ndryshimet do t'i shkaktojnë goditje vdekjeprurëse semokracisë izraelite me politizim të gjyqësisë dhe nxitje të pavarësisë së gjyqësisë, që mund ta lehtësojë korrupsionin dhe t'i rrezikojë të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare.

Mbi 200.000 njerëz morën pjesë në protestat e djeshme kundër reformave në jurisprudencë në Izrael, të cilat u mbajtën çdo të shtune për çdo gjashtë javë, lajmëroi DPA. Përveç në Tel Aviv, aksione protestuese u organizuan edhe në jerusalem, Beer Sheva dhe Haifa. Për nesër janë planifikuar disa protesta të sindikatave, përfshirë edhe tubim të madh para parlamentit në Jerusalem. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR