• e shtunë, 23 nëntor 2024

Babovski: Të mos përhapen gënjeshtra sepse asnjë padi penale nuk mund ta parandalojë panikun tashmë të krijuar në opinion

Babovski: Të mos përhapen gënjeshtra sepse asnjë padi penale nuk mund ta parandalojë panikun tashmë të krijuar në opinion

Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - Frutat dhe perimet janë të sigurta, ndërsa mbetje nga metalet dhe metale të rënda në domate dhe tranguj nuk ka, kumtoi sot drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV), Nikollçe Babovski.

Të gjitha analizat janë negative, tha Babovski në konferencën për shtyp dhe potencoi se përhapja e panikut dhe alarmit të rrejshëm është vepër penale. Nëse për këtë AUV do të paraqesë padi, do të dihet, shtoi, ditëve në vijim.

"Janë negative ttë gjitha rezultatet për gjoja mbetje të metaleve apo prani e metaleve të rënda në fruta dhe perime. Nuke di cili ishte qëllimi i përhapjes së panikut mes qytetarëve. Duket sikur dikush dikë e ka gënjyer apo dikush ka përzier mikro dhe miligramë", tha Babovski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve.

Ai porositi se dilet dhe thuhet diçka në opinion, ajo duhet të jetë e saktë dhe e vërtetë.

Para dy ditëve Cvetan Tripunovski nga VMRO-DPMNE në profilin e tij në Fejsbuk ndau informatë sipas së cilës, plumbi, kadmiumi dhe arseni janë gjetur në domate dhe tranguj. Këtë, siç theksoi Tripunovski, e tregojnë raportet më të reja për analiza të bëra nga laboratori fitosanitar shtetëor.

Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) Nikollçe Babovski sot edhe njëherë konfirmoi se janë negative rezultatet nga analizat për gjoja praninë e mbetjeve të metaleve dhe metalev

"Për fat të keq, dikush deklarohet si demokristian, ndërsa në festë fetare del me të dhëna të pasakta. Kjo për mua është e palogjikshme. do të duhet të ndërmarrim aktivitete të caktuara për t'u mbrojtur, para së gjithash, qytetarët. Mua, njerëzve nga AUV dhe profesionistëve të cilët e kryejnë punën, kurfarë kërkim-falje nuk ka rëndësi. Nëse dikush dikujt duhet t'i kërkojë falje, atëherë duhet t'u kërkojë falje qytetarëve. Më mirë se informata e saktë nuk ka. Asnjë prokurori, asnjë procedurë, asnjë padi nuk mund ta përmirëspjë atë që u përhap si panik", tha Babovski.

Drejtori sqaroi se nëse gjatë importit zbulohen dërgesa pozitive, ato menjëherë lihen nën mbikëqyrje. E drejtë e importuesit dhe operatorit ekonomik është të kërkojnë "mendim të dytë", përkatësisht laborator tjetër në të cilin me metoda të akredituara do të bëhet hulumtimi. Më pas, nëse merren rezultate të ndryshme apo me atë importuesi/operatori nuk është i kënaqur, ka të drejtë për super-kontroll. Nëse, ndërkaq, merren rezultate pozitive për prodhime në qarkullimin e brendshëm, vendor, ka mënyrë për ndjekje. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR