• e enjte, 26 dhjetor 2024

Babai i Gjorçevskës është sjellë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup te gjykatësi i procedurës parahetimore

Babai i Gjorçevskës është sjellë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup te gjykatësi i procedurës parahetimore

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Në Gjykatën Penale të Shkupit sot pasdite është sjellë babai i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, Aleksandar Gjorçevski, i cili është një nga të dyshuarit për vrasjen. 

Ai ishte sjellë nga stacioni i policisë "Qendër" ku gjatë 24 orëve të fundit ishte marrë në pyetje. Pritet që me kërkesë të Prokurorisë Publike të Shkupit t'i shqiptohet masa e paraburgimit prej 48 orëve, si dhe të dyshuarve të tjerë në rastin në të cilin tashmë janë në paraburgim.

Trupat e dy viktimave 14-vjeçares Vanja Gjorçevski dhe të 74-vjeçarit Pançe Zhezhoski janë në autopsi në Mjekësinë Ligjore. Gjatë ditës së nesërme priten analizat e ADN-së pas çka pritet të kërkohet edhe paraburgim më të gjatë për katër të dyshuarit. 

I dyshuari i pestë Lupço Palevski - Palço i cili është theksuar si organizator dhe realizator i vrasjeve gjendet në arrati. Deri në këtë moment MPB nuk ka shpallur urdhërarrerst ndërkombëtar, sepse lënda ende është në procedurë parahetimore. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në konferencë për media tha se kanë hyrë në gjurmë të Pavlevskit. Ai fillimisht ka shkuar në Beograd, ndërsa pastaj ka shkuar në Bullgari sipas njohurive të deritanishme. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR