• e premte, 27 dhjetor 2024

Baçovski: Objekti i ri i Agjencisë së pagesave do ta zgjidh në mënyrë afatgjate problemin me hapësirën joreale për punë

Baçovski: Objekti i ri i Agjencisë së pagesave do ta zgjidh në mënyrë afatgjate problemin me hapësirën joreale për punë

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Kushtet përkatëse të punës janë kriter i rëndësishëm akreditues për Agjencinë e pagesave, e cila kryen menaxhim të decentralizuar me mjetet IPARD, tha sot drejtori i këtij institucioni Nikica Baçovski para prezantimit të projektit për modernizim të bujqësisë vendore, të mbështetur nga Banka botërore.

Një nga komponentat e këtij projekti, siç informoi Baçovski, është renovimi dhe pajisimi i hapësirave të Agjencisë së pagesave, të cilët do të jenë afër objektit ekzistues.

"Një periudhë të caktuar përballemi me hapësirë joadekuate për punë. Hapësira e siguruar me vendim të Qeverisë është menjëherë pranë nesh. Shpresoj se për një kohë të shkurtër do të realizohen të gjitha fazat e paashikuara. E para i përket projektimit të ndërtesës dhe zyrave, ndërsa e dyta realizimit dhe pajisimit që do të kryhet me asistencë të të punësuarve në Agjenci. Me këtë, në afat të gjatë do të zgjidhet problemi që e ka Agjencia e pagesës dhe me numrin adekuat të të punësuarve dhe me kushte për punë, të cilët janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ne", përmendi Baçovski.

Në prezantim të projektit dhe ekspertizës në objektin e ri të Agjencisë së pagesave mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski. mb/

Foto: printskrin  

 

QËNDRONI TË LIDHUR