• e enjte, 18 korrik 2024

Bërnz: SHBA-ja e përshëndet diskutimin për propozimin francez në vend

Bërnz: SHBA-ja e përshëndet diskutimin për propozimin francez në vend
Shkup, 3 korrik 2022 (MIA) – SHBA e përshëndet diskutimin në Maqedoninë e Veriut mbi propozimin e rishikuar për fillimin e negociatave, theksoi sonte ambasadorja amerikane në vend, Kejt Mari Bërnz. “SHBA e përshëndet diskutimin në Maqedoninë e Veriut për propozimin e rishikuar të BE-së për fillimin e negociatave duke njohur rëndësinë e gjuhës dhe identitetit maqedonas”, theksoi Bërnz në publikimin e sontëm në faqen në Fejsbuk të ambasadës amerikane. “Një kohë të gjatë e mbështesim të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE dhe tani shohim një rrugë për të ecur përpara”, tha Bërnz.  

QËNDRONI TË LIDHUR