• e diel, 24 nëntor 2024

Bërnabiq - Xhinping: Kina asnjëherë nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën, Si paralajmëroi se do të vijë në Serbi

Bërnabiq - Xhinping: Kina asnjëherë nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën, Si paralajmëroi se do të vijë në Serbi

Beograd, 6 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq sot në Pekin, pas tkaimit me presidentin kinez, Si Xhinping dekalroi se Kina asnjëherë nuk do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën, si dhe se Serbia e respekton plotësisht politikën e Kinës, e cila nuk do të ndryshojë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Bërnabiq deklaroi se biseda me Si Xhinping kaloi mirë dhe se Si ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm do të tentojë të vijë në Serbi.

Sa i përket marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Kinës, Bërnabiq deklaroi se janë shumë të mira dhe se po përmirësohen.

"Gjithsesi se pres epokë të re të marrëdhënieve dhe këmbime të ndërsjellta në tregti pas nënshkrimit të Marrëvehsjes për tregti të lirë", tha Bërnabiq.

Ajo posaçërisht theksoi se e ardhmja e hekurudhës së Smederevës është mjaft e sigurt dhe se pronari i kompanisë, grupacioni kinez HBIS, ka plane të qarta për investime të tjera. Siç tha, fokusi i ardhshëm i rrethit të dytë të investimeve në Hekurudhën e Smederevës janë efikasiteti energjetik dhe tranzicioni i gjelbër. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR