• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bërnabiq nga Tirana: Ballkani Hapur ekziston ende

Bërnabiq nga Tirana: Ballkani Hapur ekziston ende

Beograd, 17 korrik 2023 (MIA) - Kryeministrja Ana Bërnabiq pas takimit në Tiranë deklaroi se Ballkani i Hapur vazhdon të ekzistojë dhe se nismat në të vazhdojnë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

“Vetëm tre ditë më parë, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria hapën ekspozitën e përbashkët Ballkani Hapur në qendrën kulturore serbe në Paris, kështu që ne vazhdojmë me ato nisma, tha Brnabiq.

Siç kumtoi Kosov onlajn, ajo deklaroi thënë se ka biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama për Ballkanin e Hapur dhe samitin e Procesit të Berlinit, nikoqir i të cilit në tetor të këtij viti do të jetë Shqipëria.

Bërnabiq tha se Shqipëria aktualisht është plotësisht e fokusuar në samitin e Procesit të Berlinit dhe në atë se çfarë mund të bëhet më tej pas samitit të fundit të mbajtur në Berlin.

Ajo shtoi se me Ramën ka diskutuar për Ballkanin e Hapur dhe nismat në kuadër të tij, “të cilat janë mjaft komplementare me samitin e Procesit të Berlinit”.

Bërnabiq theksoi se gjatë drekës së punës, ku morën pjesë kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, Dritan Abazoviq dhe Dimitar Kovaçevski, si dhe Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varheji, u diskutua edhe për planin e zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, i cili u paralajmërua nga kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe për draftet dhe projektet e para që do të përgatiten nga vendet e Ballkanit Perëndimor. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR