• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bërnabiq: Në të ardhmen e afërt, lidhje hekurudhore midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes një hekurudhe moderne dhe të shpejtë

Bërnabiq: Në të ardhmen e afërt, lidhje hekurudhore midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes një hekurudhe moderne dhe të shpejtë

Shkup, 16 korrik 2023 (MIA) - Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se nisma  Ballkani i Hapur është e hapur për të gjithë nga rajoni, veçanërisht nëse ofrohen projekte të mira që do të përfshijnë vende që nuk janë nga rajoni. Sipas saj, kur ke projekte të mira si ky, nga të cilat qytetarët kanë përfitime të drejtpërdrejta, atëherë duan të bashkohen edhe të tjerë jashtë këtij rajoni, duke përmendur Kroacinë dhe Greqinë. Ajo theksoi se synimi është të sillet trafiku tranzit nga Evropa në Ballkan.

"Pse është e rëndësishme për ne që sipas të gjitha vlerësimeve, Kroacia tashmë do t'i bashkohet këtij projekti në gusht ose shtator dhe që Greqia dëshiron të anëtarësohet, sepse ne jemi në konkurrencë me vendet e tjera dhe akset e tranzitit rrugor për të sjellë trafikun këtu në Ballkan. Sepse është një kontribut i drejtpërdrejtë në BPV-në tonë, që do të thotë rritje ekonomike, paga më të larta dhe pensione më të larta. Është mirë që falë këtij projekti të gjithë së bashku po punojmë që tranzitin nga e gjithë Evropa ta sjellim këtu përmes Ballkanit", tha kryeministrja.

Sa i përket projektit "Open Balkan ID", pritet të nisë në gusht ose shtator, i cili do t'u mundësojë qytetarëve të këtyre vendeve të udhëtojnë lirshëm në një korsi pa pasaportë, kartë identiteti, pa pritur në kufi, gjë që sipas saj motivojnë qytetarët dhe biznesmenët nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që të inkurajojnë anëtarësimin.

"Pres që të gjithë brenda Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen ngadalë nismës "Ballkani i Hapur" dhe për këtë duhet të kemi sa më shumë projekte dhe të tregojmë përfitime konkrete nga kjo nismë si për ekonominë ashtu edhe për qytetarët", tha kryeministrja.

Ajo theksoi se në qershor kanë përfunduar negociatat  për projektin kapital, lidhja hekurudhore e korridorit 10 përmes siç theksoi, hekurudhës së shpejtë moderne ndërmjet Beogradit, Nishit, Preshevës, gjegjësisht kufirit me Maqedoninë e Veriut deri në Shkup e më tej me Greqinë.

"Është një projekt që do të financohet nga BE-ja dhe pjesë e fondeve të grantit të pakthyeshëm përmes Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, pra sa i përket projekteve kapitale është një tjetër projekt i madh dhe një lidhje e rëndësishme mes vendeve tona". tha Bërnabiq.

Ajo nuk pret që ndërtimi të fillojë para vitit 2025, kur duhet të kompletohet dokumentacioni teknik i projektit, por theksoi se ajo hap atë perspektivë për qytetarët në një të ardhme të afërt, nga Shkupi përmes hekurudhës së shpejtë të arrijnë në Budapest dhe më tej në Evropën Qendrore dhe Perëndimore.

"Dhe ky është një Ballkan ndryshe", tha Bërnabiq në ngjarjen e sotme. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR