• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

"Bëhu human - shpëto jetë" - aksion për dhurimin e gjakut në Gjykatën Kushtetuese

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Nën moton "Bëhu human - shpëto jetë" Gjykata Kushtetuese organizon aksion për dhurimin e gjakut, që do të mbahet sot, në periudhën nga ora 9 deri në 14, në hapësirat e Gjykatës.

"Aksioni për dhurimin e gjakut realizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me nismë të Gjykatës Kushtetuese, me rastin e 60 vjetorit të ekzistimit të saj. Organizimi i këtij aktiviteti humanitar është nismë e të punësuarve nga Gjykata dhe deri më tani janë paraqitur rreth 40 dhurues nga Gjykata Kushtetuese, njoftuan nga Gjykata.

Përmes këtij aksioni, Gjykata Kushtetuese, siç është theksuar në komunikatë, shpreh solidaritet dhe humanizëm dhe njëkohësisht i bashkohet apeleve të Kryqit të Kuq për ngritje të ndërgjegjës për dhurimin e gjakut dhe motivimin e një numri të madh të njerëzve për dhurim vullnetar. mb/

Foto: Gjykata Kushtetuese

QËNDRONI TË LIDHUR