• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bëhen të ditur fituesit e çmimit “13 Nëntori”

Bëhen të ditur fituesit e çmimit “13 Nëntori”

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Qyteti i Shkupit edhe këtë vit e ndanë çmimin "13 Nëntori" për personat fizikë dhe juridikë të cilët kanë për qëllim promovimin e vlerave konstante në shkencë, art, shëndetësi, kulturë, arsim dhe sport. 

Nga Bordi për ndarjen e çmimit “13 Nëntori” sot informuan se në konkursin për çmimin e këtij viti janë propozuar kandidatë me arritje të jashtëzakonshme në disa aktivitete.

"Karriera dhe arritjet e tyre profesionale të shquara, të suksesshme në fushat ku operojnë, vlerësohen dhe dallohen shumë sipas vlerave dhe shumë më të gjera se kornizat tona shtetërore. Vendimi është marrë me votim të fshehtë, duke ndjekur udhëzimet e Vendimit për funksionimin e Bordit", thuhet në kumtesën.

Fitues i çmimit nga fusha e gazetarisë është akademiku Vlada Urosheviq, nga fusha e arsimit dhe edukimit prof. Dr Bona Bajraktarova dhe Prof. Dr. Sonja Zdravkova-Xheparoska, nga fusha e kulturës Blagoj Çorevski, nga fusha e shkencës prof. Dr. Elka Jaçeva-Ulçar dhe nga fusha e artit Gjorgji Cuckovski. Fituesit e këtij viti të këtij çmimi prestigjioz janë prof. Biljana Kuzmanovska dhe Dr. Irfan Ahmeti nga fusha e shëndetësisë, nga fusha e veprimtarisë humanitare dyshja muzikore DNK Andreja Gjorgjieski – Andrej, Vladimir Blazhev – Panço dhe Elena Bozhinovska, nga fusha e sociologjisë Ali Pajaziti dhe nga fusha sportive Atanas Kostovski dhe SHMQSH Gjimnazi “Nikolla Karev” – Shkup.

Kryetarja e Bordit për ndarjen e çmimeve, Marija Stançevska - Gjorgova, i përgëzon fituesit e këtij viti për këtë mirënjohje më të lartë të qytetit të Shkupit.

Çmimi, i cili nderon një sërë aktorësh të rëndësishëm në disa sfera, banorë dhe organizata të shquara, ndërtues të kulturës dhe jetës së përgjithshme publike të kryeqytetit tonë, ndahet që nga viti 1955 me rastin e 13 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Shkupit në Luftën e Dytë Botërore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR