• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bëhen të ditur bartësit e listave të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit përveç në njësinë e pestë zgjedhore

Bëhen të ditur bartësit e listave të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit përveç në njësinë e pestë zgjedhore

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Në VMRO-DPMNE dhe koalicion ende nuk dihet vetëm bartësi i listës për zgjedhjet parlamentare për njësinë e pestë zgjedhore. Lideri i partisë Hristian Mickoski siç dihet do të jetë bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore, ndërsa siç konfirmoi sot, në Njësinë e dytë zgjedhore i pari në listë do të jetë nënkryetari i partisë Vllado Misajllovski, në të tretën Dragan Kovaçki, në të kartërtën nënkryetari Aleksandar Nikollovski, përderisa në Njësinë e gjashtë zgjedhore Dafina Stojanovska.

Mickoski pret që së shpejti të finalizohen listat për deputetë për zgjedhjet e 8 majit.

"Sipas planit të aktiviteteve diku 31 marsi është paraparë si ditë e promovimit të listave të deputetëve. 30 marsi është dita kur zyrtarisht do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit, kështu që në kuadër të këtyre dy-tre javëve do të dihet gjithçka", tha kryetari i VMRO-DPMNE-së.

Përveç çështjes për BE-në dhe për atë si vendi do të vazhdojë rrugën evropiane, Mickoski thotë se gjatë fushatës së zgjedhjeve VMRO-DPMNE dhe koalicioni, siç shihet, do të jetë e drejtuar në ofrimin e zgjidhjeve. Politika që, thekson ai, në praktikë do t'i zgjidhin problemet e shtresuara të qytetarëve.

Европскиот пат на Македонија е иднината на земјата и македонските граѓани, и тука не треба да има никаква дилема, изјави денеска претседателот на ВМРО-ДПМНЕ Христијан Мицкоски нагласувајќи де

"Nuk kemi ndërmend të bëjmë fushatë të zezë. E shoh që fushata e zezë e LSDM-së dhe e atyre që arbitrojnë rreth LSDM-së nuk e ka për qëllim VMRO-DPMNE-në, as këdo, por direkt mua. Unë do t'u them atyre që të vazhdojnë të merren me Hristijan Mickoskin, ne do të vazhdojmë t'u ofrojmë qytetarëve atë që ata kanë nevojë, që janë zgjidhje që nënkuptojnë të ardhmen, zgjidhje që do t'u japin përgjigje problemeve me të cilat qytetarët po ballafaqohen çdo ditë, mbi të gjitha, këtu kam parasysh problemet në kuadër të administratës, standardit, situatën e dobët ekonomike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, sundimin e drejtësisë, problemet me të cilat përballen pensionistët, bujqit, të rinjtë, arsimi, shëndetësia etj. Ne do t'i zgjidhim problemet, ndërsa ata le të vazhdojnë me fushatën e zezë që më drejtohet mua. Kjo vetëm na motivon më tej", deklaroi Mickoski në një ngjarje në komunën Aerodrom të Shkupit.

VMRO-DPMNE, tha ai, e finalizoi programin zgjedhor dhe sot do të mbahet takimi përmbyllës me grupin i cili e përgatit. Duke pasur parasysh se zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare fillon më 18 prill, ai pret që deri në fund të muajit të ketë edhe promovim të saj zyrtar. 

"Jemi shumë të kujdesshëm kur e krijojmë, jemi shumë konservatorë. Ne nuk premtojmë shumë, nuk premtojmë mrekulli, por asaj që premtohet ne i qëndrojmë pas dhe mbi këtë do ta ndërtojmë politikën tonë. Madje theksojmë se pas dy vitesh i njëjti program do të rishikohet dhe përmirësohet pasi të shohim realisht resurset që i kemi, sepse ajo që kemi si informacion që do ta trashëgojmë nga kjo qeveri kriminale e LSDM-së dhe BDI-së është vërtet alarmante", tha Mickoski.

Në pyetjen e gazetarëve tha se përsëri nuk punojnë tre blloqet e KME Manastir që asnjëherë nuk ka ndodhur në mars. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR