• e enjte, 22 gusht 2024

Aziri: Me ribalancin e buxhetit mjetet për korridorin 8 u shkurtuan për 11 miliard denarë

Aziri: Me ribalancin e buxhetit mjetet për korridorin 8 u shkurtuan për 11 miliard denarë

Shkup, 21 gusht 2024

Me ribalancin e buxhetit para pak ditësh mjetet për korridorin 8 u shkurtuan për 11 miliard denarë, nga 15 në 4 miliard denar!

Mjetet për spitalin e Kërçovës u shkurtuan nga 50,1 milion në 1,7 milion denarë! 

Dje kryeministri i vendit i propozon Danella Arsovskës që mjetet e destinuara për rregullimin e bulevardit që lidhë Shkupin me rrugën për Republikën e Kosovës në vlerë prej 8 milion euro të ridestinohen për ndërmarrjen publike të qytetit të Shkupit – “Parqe dhe gjelbërime!” 

Pra, kryeministri propozon që të ndërpriten punimet për rrugën drejt Kosovës! 

Për kaq pak ditë edhe po të duan nuk mund të bëjnë më shumë! 

Tmerr!

Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët

_______________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR