• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aliu shpreh solidaritet me Slloveninë: Mendimet dhe lutjet tona janë me ju

Aliu  shpreh solidaritet me Slloveninë: Mendimet dhe lutjet tona janë me ju

Shkup, 8 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Sliu shfaqi solidaritet me popullin e Sllovenisë, pasi vendi u përfshi nga përmbytjet katastrofike, ku humbën jetën të paktën gjashtë persona dhe shkaktuan dëm të madh material.

 "Shirat dhe rrëshqitjet e dheut, që nisën të enjten, kanë përmbytur pjesë të mëdha të Sllovenisë. Përmbytjet shkatërruese kanë vrarë të paktën gjashtë persona dhe kanë  shkaktuar dëme të mëdha materiale. Shpreh solidaritetin tim të përzemërt për popullin e Sllovenisë që është prekur nga përmbytjet katastrofike. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta gjatë kësaj kohe të vështirë. Uroj shërim të shpejtë të lënduarve dhe kontrollimin e situatës", publikoi në rrjette sociale Aliu. 

 Shirat dhe rrëshqitjet e dheut, që nisën të enjten, kanë përmbytur pjesë të mëdha të Sllovenisë qendrore dhe veriore.

 Foto: MSHIA

QËNDRONI TË LIDHUR