• e hënë, 08 korrik 2024

Azir Aliu nga Sllovenia:Duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që ofron transformimi digjital

Azir Aliu nga Sllovenia:Duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që ofron transformimi digjital

Shkup, 28 gusht 2023 (MIA) - Duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që ofron transformimi digjital. Tranformimi digjital është shumë më i rëndësishëm dhe ne së bashku duhet të paraqesim më shumë mundësi dhe ndihmë për popujt tanë, si në mënyrë bilaterale ashtu edhe në mënyrë rajonale, duke përdorur mundësitë që ofron transformimi digjital, tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu, i cili merr pjesë në edicionin e 18-të, të Forumit Strategjik të Bledit bashkë me liderët e rajonit dhe vendeve tjera europiane.

Ministri Aliu tha se kjo gjë bëhet e mundur përmes bashkëpunimit dhe mbështetjes të partnerëve për transformimin digjital të rajonit drejt integrimit në BE, në një treg të vetëm digjital.

Siç informojnë nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Aliu ishte pjesë e Panelit të ministrave, i cili këtë vit si temë diskutimi kishte "Transformimi Digjital në rajonin e Ballkanit Perëndimor "

Ministri gjithashtu ndau me të pranishmit nismat që ka ndërmarë qeveria e vendit tonë në rrugën e saj drejt transformimit digjital.

"Zhvillimi i infrastrukturës së informacionit dhe teknologjisë është prioriteti i ministrisë dhe pjesë e objektivave strategjike kombëtare, për zhvillim e integrimit. Jemi në proces të krijimit të Agjencisë Digjitale e cila ka katër shtylla kryesore, me qëllim pêr të promovuar teknologjitë e reja, për të zhvilluar gjeneratën e ardhshme të rrjeteve, kërkimit dhe inovacionit" - përfundoi z.Aliu.

Në margjinat e forumit Azir Aliu është paraparë të zhvilloi takime bilaterale me kolegë dhe pjesëmarës tjerë.

Forumi Strategjik i Bledit konsiderohet si ngjarje kyçe rajonale. Ky forum i përvitshëm është kthyer në një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në rajon. bsh/

Foto: MSHIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR