• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Azir Aliu - ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Azir Aliu - ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Shkup, 27 shkurt 2023 (MIA) - Azir Aliu është ministër i ri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Ai ka lindur në Gostivar në vitin 1976. Ka diplomuar në Fakultetin elektroteknik pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" Shkup, ku edhe magjistron, e pastaj edhe doktoron shkenca informatike në Fakultetin natyror-matematikor pranë UCM-së. Flet shqip, maqedonisht dhe anglisht.

Ka punuar si profesor në gjimnazin "Pançe Popovski" në Gostivar, prej ku e vazhdon karrierën në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku ka qenë edhe asistent, prodekan i shkencës, profesor i çrregullt, nënkryetar i Këshillit drejtues, ndërsa prej vitit 2020 edhe profesor i rregullt.

Në biografinë e tij janë përmendur edhe angazhmane si menaxher projektues në punë shkencore-hulumtuese dhe publikim të punëve dhe librave shkencorë. bsh/

Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR