• e enjte, 26 dhjetor 2024

Azeski - Rafuna: Rrezik kyç për ekonomitë në këtë moment janë inflacioni dhe sundimi i drejtësisë

Azeski - Rafuna: Rrezik kyç për ekonomitë në këtë moment janë inflacioni dhe sundimi i drejtësisë

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Inflacioni, energjetika, agjenda e gjelbër dhe nismat e reja për eliminimin e pengesave administrative në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe përfshirja graduale e kompanive në tregun e vetëm të BE-së, ishin në fokus të bisedimeve në takimin e sotëm në Prishtinë mes kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski i cili ka rolin e bashkëkryetarit të Forumit Investues të Odave dhe kryetarit të FIO Lulzim Rafuna, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. 

Në takimin e punës ishin hapur çështje për bashkëpunimin dypalësh mes të dyja vendeve, por theksi ishte vendosur në rolin të cilin e ka FIO, si asociacion i gjashtë odave ekonomike nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, i cili përfaqëson më shumë se  350 000 kompani. 

"Rreziku kyç për ekonomitë në këtë moment është çështja e inflacionit, veçanërisht e inflacionit të importuar, mosfunksionimi i ekonomisë së tregut, çështja e sundimit të drejtësisë, ku gjithçka bie në barrën e sektorit të biznesit. Kjo është arsyeja pse qasja dhe asociacioni rajonal është i një rëndësie kyçe. Unë sugjeroj që në kuadër të KIO-it, si përfaqësues i sektorit privat në rajon, të miratojmë një deklaratë të përbashkët, e cila do të miratohet muajin e ardhshëm dhe ku do të dalim me kërkesa specifike që do t'u drejtohen të gjitha qeverive nga gjashtë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor", theksoi Azeski.

Kryetari i FIO Rafuna e pranoi nismën dhe në konferencë për media deklaroi se është i përkushtuar në realizimin e qëllimeve në strategjinë e re të FIO të cilat definojnë përmirësim të bashkëpunimit, digjitalizimit, arsimit dhe trajnimit rajonal, Agjendës së gjelbër të BE-së.

Për kompanitë e rajonit me rëndësi të madhe është edhe afrimi drejt tregut të vetëm të BE-së dhe zbatimi i të a.q. "parim i zgjerimit gjithpërfshirës", të cilin FIO e propozon tashmë shumë vite më parë, ndërsa i cili do të mundësonte që në rajone të përcaktuara, kompanive nga Ballkani Perëndimor tu jepet trajtim si të jenë pjesë e tregut të brendshëm të BE-së. Në këtë mënyrë, kompanitë e rajonit do të mund t'i shfrytëzojnë përfitimet nga integrimi ekonomik me BE-në dhe para përfundimit formal të procesit të përfshirjes në Bashkimin Evropian. fc/

Fotografia: Oda Ekonomike

QËNDRONI TË LIDHUR