• e enjte, 26 dhjetor 2024

Azeski: Nëse është dhënë konform përcaktimeve tona dhe në interes të biznesit, mbështesim deklaratën e Mickoskit për rishikimin e kontratës me “Behtel dhe Enka”

Azeski: Nëse është dhënë konform përcaktimeve tona dhe në interes të biznesit, mbështesim deklaratën e Mickoskit për rishikimin e kontratës me “Behtel dhe Enka”

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - Shpresoj se deklarata e djeshme e Mickoskit për rishikimin e kontratës me "Behtel dhe Enka" është dhënë në përputhje me angazhimet tona për vazhdimësinë e marrëveshjeve ligjore të lidhura nga qeveria e mëparshme dhe nëse është një përmirësim në interes të biznesit, ne do ta mbështesim atë punë, tha sot kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.

Duke u përgjigjur në pyetjen pas takimit të punës me udhëheqjen e "Maqedonia 2025", Azeski njoftoi se "Behtel dhe Enka" janë anëtarë të rijnë të Odës ekonomike. 

"Ata ishin këtu për t'u anëtarësuar. Biseduam. Në bisedë ishte përmendur se në kulmin e aktiviteteve do të kenë nevojë për 4,000 persona, do të punësohen në të katër degët ku do të punojnë. Në njoftimin tonë u theksua saktësisht. Kjo do të thotë se ata kanë disa punëtorë, disa duhet t'i sigurojnë. Kanë një kohë piku dhe mendoj se është vetëm një njoftim. Sa i përket deklaratës së Mickoskit se do të ketë rishikim të kontratës, shpresoj që të bëhet në përputhje me përkushtimin tonë për vazhdimësinë e marrëveshjeve ligjore të bëra nga qeveria e kaluar dhe nëse është përmirësim në interes të biznesit, ne do ta mbështesim atë punë. Nëse jo, kërkojmë të mbetet në atë që është", theksoi Azeski. 

Kushdo që vjen, vuri në dukje ai, do të mirëpritet siç duhet në Odë.

Lidhur me paralajmërimin e djeshëm të liderit të VMRO-DPMNE-së dhe mandatari Hristijan Mickoski për një kredi favorizuese prej një miliard eurosh, kryetari i Odës thekson se shteti mund të marrë hua, por paratë duhet të përdoren në mënyrë produktive.

Mickoski dje deklaroi se për marrëveshjen me "Behtel dhe Enka" ka dy opsione - të prishet ose të rinegociohet. 

"Për marrëveshjen me "Behtel dhe Enka" ka dy opsione. Njëra është të prishet marrëveshja dhe të shkohet në arbitrazh, të paguajmë dhjetëra milion euro dhe të mos kemi autostradë, ndërsa e dyta është të optimizohet marrëveshja për të cilin tashmë kemi diskutime fillestare, të cilat do ta përshpejtojnë dhe realizojnë projektin. Ne jemi më shumë për një qasje pragmatike, që qytetarët të kenë një autostradë, por të optimizuar, por kështu siç është e firmosur nga kjo qeveri, fatkeqësisht është deri diku e pazbatueshme për problemet e mëdha ligjore, problemet me shpronësimet dhe probleme teknike. Mesazhi im është se ne si qeveri e ardhshme duam të ndërtojmë e jo të shkatërrojmë", tha Mickoski. qa/

Foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR