• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Azeski: Jam optimist se do të gjendet zgjidhje në interes të biznesit në takimim mes Qeverisë dhe bankave të dielën

Azeski: Jam optimist se do të gjendet zgjidhje në interes të biznesit në takimim mes Qeverisë dhe bankave të dielën

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) – Kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski pret që të gjendet zgjidhje në interes të biznesit për interesin dhe provizionet për kredinë hungareze të dedikuar për kompanitë në takimin mes Qeverisë dhe bankave që do të mbahet të dielën në Ministrinë e Financave. Edhe pse nuk është ftuar në takim, siç thotë, është optimist se do të gjendet zgjidhje dhe bën thirrje që kjo të shkojë në pako me çështjen për kapitalizimin e Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit sepse një institucion i tillë është i nevojshëm për biznesin. Nëse e ftojnë në takim është i gatshëm të shkojë. 

“Deri më tani nuk jam ftuar, por ka kohë për të më ftuar. Kur bëhet fjalë për interesat e biznesit nëse më thërrasin në mesnatë do të ngrihem dhe do të shkoj, edhe të dielën. Unë e ndjek procesin si të gjithë të interesuarit dhe e kam shprehur mendimin tim në një kolumnë. Ai mund të komentohet kështu dhe ashtu, por ne biznesmenët nuk mund të pajtohemi, domethënë të bashkëpunojmë në një situatë që ke para në llogari dhe nuk di çfarë të bësh me to. Pra, një ditë po të rrinë për ne është kohë e humbur. Mendoj se është koha që kjo çështje të zgjidhet dhe se edhe Qeveria edhe bankat kanë kapacitet që ta zgjidhin atë çështje dhe shpresojmë se do të jetë në interes të kompanive, sepse këto mjete janë të dedikuara për to”, tha Azeski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim me Transaperensi Interneshënëll – Maqedoni.

Në këtë mënyrë, shtoi, do të ndihmohet ekonomia që të tejkalohet periudha deri në fillimin e vitit të ardhshëm, kur kemi detyrim serioz për kthimin e obligacionit për të cilin janë rezervuar para dhe nuk do të ketë investime kapitale ose të tjera me rebalancin e buxhetit, por do të shfrytëzohen për zhvillimin e biznesit. 

I pyetur sa provizion bankar kërkojnë bankat për huanë, tha se nuk e di, por shtoi se nëse interesi është 3,25 për qind nuk mund të merret ndonjë shumë përrallore për provizion. 

“Dihet sa është provizioni në raport me interesin. Kështu që, do të jetë brenda pritshmërive të biznesit. Biznesi gjithmonë ka nevojë për para për investime dhe nga sa dimë nga anketat, do të ketë programe investimi në pritje të zbatimit. Bankat bashkërisht duke ulur normat e tyre të rregullta të interesit për aktivitetet investuese dhe shteti me këtë ndihmë duhet të ndihmojë biznesin të bëjë një hap dhe të mos na vijë më turp nga shifrat e rritjes 1,8 për qind të PBB-së, por të rritemi siç parashikohet në 3-4 për qind në mënyrë që të jemi në një garë të barabartë me të gjithë. Pra, me një mesatare që është në nivel të ulët për 30 vjet, praktikisht po e rrezikojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe nuk mund ta parandalojmë procesin e emigrimit”, thekson Azeski.

Them, theksoi, se bankat në pjesën e biznesit janë me strukturë më profesionale, ndërsa Qeveria ka përgjegjësi të madhe tani në fillim të mandatit të bëj hap të mirë. 

“Kështu, mendoj se biznesi do të përfitojë këtë herë, nuk ka ku të shkojë, disa duhet të dëshmohen vazhdimisht, të tjerët janë në fillim të mandatit dhe ne jemi ata që duhet t'i përdorim ato mjete në mënyrën më adekuate. Kjo do të thotë se eksporti duhet të vazhdojë të jetë prioriteti numër një, duke përmirësuar produktivitetin dhe inovacionin dhe në këtë mënyrë të krijojmë vlerë të shtuar me të cilën do t'i kthejmë borxhet që dikush i ka bërë para nesh”, porositi Azeski.

Me kërkesë të kryeministrit Hristian Mickoski të dielën në Ministrinë e Financave të mbahet takim me bankat për përcaktimin e shpenzimeve të cilat do të duhet t’i paguajnë firmat për transferimin e parave nga huaja hungareze e dedikuar për mbështetje të kompanive. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR