• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Azeski: Duhet të kërkohen vende të reja ku do t'i tregtojmë produktet tona sipas cilësisë dhe çmimit

Azeski: Duhet të kërkohen vende të reja ku do t'i tregtojmë produktet tona sipas cilësisë dhe çmimit

Shkup, 12 shkurt 2023 (MIA) - Mundësitë për eksport në Bashkimin Evropian janë të mbushura maksimalisht, prandaj duhet të kërkojmë vende të reja ku do t'i tregtonimin produktet tona sipas cilësisë dhe çmimit. Këto janë vendet e Afrikës veriore dhe ish-republikat sovjetike, ndërsa duhet të bëhen edhe përpjekje për përformancë të përbashkët në tregjet e treta në kuadër të nismës për shoqërimin e odave në Ballkanin Perëndimor, si dhe performancë e përbashkët në manifestime panairesh, theksoi kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.

Azeski, i cili njëkohësisht është edhe kryetari i Këshillit nacionat për eksport (KNE), në seancën e sotme të pestë të KNE-së që u mbajt në ambientet e Odës, theksoi se me këto vende duhet të lidhen marrëveshje për tregti të lirë për të diversifikuar eksportin.

"Synimi ynë është që të shkojmë metodologjikisht te zbatimi dhe këtu të zgjidhim problemet me mjete të reja, instrumente të reja që do të prezantojmë. Mendoj se në Maqedoni është mjaft e qartë për të gjithë se çfarë do të thotë eksport dhe nuk duhet të shfrytëzohet, është punë e kryer. Pa eksporte, Maqedonia nuk mund të vazhdojë të ekzistojë. Dhe si do ta rrisim këtë, është qëllimi i këtij organi. Kapaciteti i Këshillit në këto pesë seanca tregoi se është në nivel të detyrës. Mendoj se vetë fakti që ne e dimë se çfarë është eksporti dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë në aspektin e zbatimit është një punë e madhe, tha Azeski në seancë.

Në kuadër të projektit të USAID-it në të cilin funksionon KNE, siç theksoi, është planifikuar që deri në fund të vitit të krijohet Instituti i Eksportit, i cili, siç tha ai, përmes edukimit joformal do të ndihmojë në krijimin e stafit të specializuar, praktikantëve dhe menaxherëve të cilët do t'i nevojiten ekonomisë vendase për të rritur eksportet.

Të gjiha partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme u tha se prioriteti i tyre duhet të jetë ekonomia dhe intensifikimi i eksporteve dhe shtoi se biznesi ka nevojë për sundimin e ligjit dhe uljen e korrupsionit në mënyrë që të arrihen çmime konkurruese me të cilat ne mundemi  të konkurrojmë edhe jashtë vendit. 

"Do të kërkojmë edhe mbështetje direkte për eksportuesit dhe kontroll të subvencioneve, si dhe vëmendje më të madhe në bujqësi dhe turizëm", tha Azeski.

Gjithashtu, siç tha, do të propozojnë me delegacionet shtetërore politike të kryeministrave nga vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve të biznesit nga gjashtë vendet. ls/ 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR