• e enjte, 26 dhjetor 2024

Azeski do ta vizitojë kompaninë "Xhonson Meti" në ZZHTI Shkup 1

Azeski do ta vizitojë kompaninë

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Odës ekonomike të Këshillit nacional për eksport, Branko Azeski sot do ta vizitojë kompaninë "Xhonson Meti" në ZZHTI-Shkup 1, investimi më i madh i huaj në shtet ku do të ketë takim pune me kompanitë më të mëdha eksportuese në vend.

Siç kumtojnë nga Oda ekonomike, në kuadër të takimit të punës, Azeski do t'i prezantojë aktivitetet të cilat në periudhën e ardhshme do të realizohen në kuadër të Këshillit nacional për eksport, ndërsa së bashku me anëtarët e tjerë të Këshillit do t'i dëgjojnë edhe problemet edhe propozimet e adresuara nga komapnitë të cilat vitin e kaluar realizuan eksport më të madh.

Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut, përmes një sërë aktivitetesh të realizuara më parë, të kahëzuara drejt kompanive të orientuara drejt eksportit e paralajmëroi fokusin e tij drejt eksportit dhe konkurrencës eksportuese si prioritete kyçe në periudhën e ardhshme, ndërkaq kjo u njoh nga ana e USAID-it dhe në suaza të partneritetit të prëbashkët përmes projektit "Mbështetje për sektorin privat për integrim rajonal", theksojnë nga Oda ekonomike. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR