• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Avramovska Madiq - Malenica: Përvojat kroate janë shembull i mirë i reformave në gjyqësor

Avramovska Madiq  - Malenica: Përvojat kroate janë shembull i mirë i reformave në gjyqësor

 Shkup, 19 shkurt 2024 (MIA) - Kroacia është shembull i mirë për ndjekje lidhur me përmbushjen e detyrave konkrete në gjyqësor për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kanë vlerësuar zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq dhe ministri i Drejtësisë dhe Administratës së Kroacisë,  Ivan Malenica, për takimin e sotëm në Zagreb.

Siç  njoftuan nga Ministria e Drejtësisë, bashkëbiseduesit kanë konfirmuar se Kroacia do të ndihmojë në rrugën e integrimit evropian të vendit tonë. 

"Kapitulli 23 është një nga kapitujt më të gjerë dhe kapitujve më kompleks, ndërsa shpejtësia dhe kohëzgjatja e negociatave në këtë fushë  drejtpërdrejt ndikojnë  mbi përparimin e procesit të negociatave. Dialogu mes dy shteteve do të vazhdojë në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të bazuara në vlerat evropiane", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë. 

 

Avramovska Madiq në Zagreb ka mbajtur një takim dypalësh edhe me ministren e Drejtësisë së Moldavisë, Veronika Mihailov-Moraru, në të cilin u bisedua për rrugën evropiane  që i pret të dyja shtetet. 

Siç theksuan nga Ministria e Drejtësisë, të dyja shtetet do ta intensifikojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe do të ndajnë përvoja në fushën e gjyqësorit me qëllim të anëtarësimit sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian. 

"Madiq e ftoi Morarun për një vizitë zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë dhe së bashku me përfaqësues nga të dyja ministritë të mbahet punëtori e përbashkët ku do të shkëmbehen përvoja", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.  

Foto: Ministria e Drejtësisë 

 

QËNDRONI TË LIDHUR