• e enjte, 26 dhjetor 2024

Avokati i Alil Demirit ka konfirmuar se gjykata e Kosovës e ka liruar klientin e tij

Avokati i Alil Demirit ka konfirmuar se gjykata e Kosovës e ka liruar klientin e tij

Prishtinë, 25 gusht 2023 (MIA) - Avokati kosovar Besnik Berisha sot deklaroi se gjykata në Prishtinë e ka liruar klientin e tij Alil Demiri, të dënuarin me burg të përjetshëm në Maqedoninë e Veriut për veprën penale "terrorizëm" për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës në vitin 2012, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Berisha për portalin "Sinjali" (sinjali.com) deklaroi se prokurori kompetent në rastin e ka tërhequr kërkesën për shqiptimin e masës së paraburgimit, ashtu që Dehari, i cili dje u arrestua nga policia e Kosovës, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të shpallur nga MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut.

"Pas dëshmive të cilat janë parashtruar nga mbrojtja dhe argumentet shtesë të parashtruara nga seancat hetuese, ku shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për shqiptimin e masës së paraburgimit, prokurori i cili e ka parashtuar propozimin, është tërhequr nga kërkesa", tha Berisha.

Ai dje tha se është i bindur se arrestimi i Demirit është kryer në mënyrë joligjore dhe paraqet shkelje flagrante të të drejtave të tij ligjore dhe kushtetuese.

Për portalin e njëjtë, Berisha mbrëmë deklaroi se Demiri nuk mund të ekstradohet në Maqedoninë e Veriut, pasi kërkesa e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut është refuzuar nga gjykatat e Kosovës në dy instanca. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR