• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

AUV: Uji nga ujësjellësi në Kumanovë është i sigurt për pije

AUV: Uji nga ujësjellësi në Kumanovë është i sigurt për pije

Kumanovë, 29 maj 2024 (MIA) - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot njoftoi se uji nga "Ujësjellësi" në Kumanovë ështe e sigurt për pije. 

"Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot, nga Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë, i ka marrë rezultatet e testimit laboratorik të tri mostrave të njëpasnjëshme të ujit të marra nga ujësjellësi i qytetit të Kumanovës. Janë marrë rezultate të kënaqshme të testeve në aspektin fiziko-kimik dhe bakteriologjik, gjegjësisht uji nga Ujësjellësi i Kumanovës është i sigurt për pije, pasi AUV-ja e anulon ndalimin e përdorimit të tij që ishte miratuar më datë 23 të këtij muaji", njoftoi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

 

Edhe nga ndërmarrja publike "Ujësjellësi" thonë se e kanë marrë njoftimin nga AUV-ja. 

 "Kemi marrë vërtetim nga AUV-ja, uji është i sigurt për pije. Në periudhën e ardhshme gjegjësisht për një ose dy orë furnizimi me ujë në pikat kritike do të normalizohet plotësisht, presioni do të jetë në nivelin para turbullimit", deklaroi drejtori i NP "Ujësjellësi", Oliver Stojamnovski. 

 Më herët nga Qendra e shëndetit publik Kumanovë, njoftuan se analizat e tyre kanë treguar se uji është i sigurt për pije. 

 

"Rezultate nga mostrat të marra nga datat 25,26 dhe 27 maj të këtij viti, tre analiza të mëvonshme kanë treguar se uji është i shëndetshëm për t'u pirë. Raporti është dërguar te AUV-ja", deklaroi spedialistja dr. Blerta Shaini Azizi. 

 Kumanovarët për disa ditë kanë blerë ujë për pije, pasi ishin regjistruar turbullira pas stuhisë dhe reshjeve në rajonin e Likovës, ku ndodhen digat e Gllazhnjës dhe Likovës. qa

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR