• e shtunë, 23 nëntor 2024

AUV: Tërhiqen nga tregu kubat për supë nga Kroacia

AUV: Tërhiqen nga tregu kubat për supë nga Kroacia

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) sot kumtoi ka nisur një procedurë urgjente për tërheqjen nga tregu të kubave të supës potencialisht të pasigurta nga Kroacia, për shkak të pranisë së mundshme të një trupi të huaj.

Siç potencojnë nga AUV në kumtesën e tyre, bëhet fjalë për kuba të viçit për supë të prodhimit "Podravka" nga seria 0207241, me afat të përdorimit deri më 5 korrik të vitit 2025 dhe kuba të pulës seria 0307241 me afat të përdorimit deri 3 korrik të vitit 2025.

Alert notifikim për prodhime potencialisht të pasigurta, që janë importuar në vend, AUV potencon se i kanë marrë dje në orët e vona të pasdites përmes Sistemit për paralajmërim të shpejtë për ushqim të pasigurt dhe ushqim për kafshë të BE-së (RASFF - Window) me numër referencë 2024.5845. 

Vendi raportues është Republika e Kroacisë, ku prodhimet e përmendura janë revokuar nga tregu.

"U bëjmë thirrje konsumatorëve të cilët kanë blerë produktet e përmendura me këto numra serialë, të mos i përdorin ose t’i kthejnë në vendin ku i kanë blerë ose t’i asgjësojnë pa dëm", potencojnë nga AUV. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR