• e enjte, 26 dhjetor 2024

AUV: Salmonelë nuk ka as në ushqim, burimi i infeksionit do të përcaktohet në mënyrë shtesë

AUV: Salmonelë nuk ka as në ushqim, burimi i infeksionit do të përcaktohet në mënyrë shtesë

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Rezultatet laboratorike nga ushqimi i inspektuar marrë nga depoja qendrore në "Vanilla Fud" e cila ndodhet në SHF "Dimo Haxhi Dimo" janë të rregullta, si dhe mostrat nga katër kuzhinat e shkollat fillore ku bëhet përgatitja e ushqimit. Ata janë në përputhshmëri me Rregulloren për kërkesat e veçanta që i referohen kritereve mikrobiologjike për ushqim, kryesisht te ta nuk është konstatuar prania e bakterias salmonela, ka njoftuar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV). 

AUV ka informuar se ka marrë rezultatet nga mostrat e ushqimit dhe lëndëve të para për përgatitjen e ushqimit, nga të gjitha kuzhinat e shkollave në komunën e Karposhit ku dhe përgatitet ushqimi, ku janë raportuar raste të dyshimta për helmim dhe ku është bërë kontroll i jashtëzakonshëm. 

"Në dy nga kuzhinat e shkollave të koordinuara nga ky operator ushqimor janë marrë mostra vetëm nga sipërfaqet e punës për të cilat ende nuk janë marrë rezultatet, pasi gjatë kontrollit nuk është hasur ushqim i përgatitur. Janë gjetur vetëm produkte dhe lëndë të para për përgatitjen e ushqimit të dorëzuar nga depoja qendrore, nga ku janë marrë mostrat më parë, për të cilat gjetjet laboratorike konfirmojnë mungesën e salmonelës, përkatësisht të njëjtat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat e veçanta që i referohen kritereve mikrobiologjike për ushqim", thonë nga AUV.

Më herët Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor doli me informacionin se rezultatet janë negative pas paraqitjes së salmonelës tek nxënësit e disa shkollave fillore në Karposh.

Pas paraqitjes së 12 rasteve tek nxënësit e infektuar me salmonela është kryer kontroll nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, Qendra e Shëndetit Publik dhe Instituti për Shëndet Publik Shkup. Janë marrë mostra nga ushqimi dhe strisho nga sipërfaqet e punës dhe mjedisit. Nga ana e Inspektoratit janë mbyllur të gjitha kuzhinat në shkollat fillore. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR