• e enjte, 26 dhjetor 2024

AUV: Qytetarët duhet t'i blejnë me ndërgjegje suplementet ushqimore përmes internetit – fillimisht të kontrollojnë nëse janë të regjistruar

AUV: Qytetarët duhet t'i blejnë me ndërgjegje suplementet ushqimore përmes internetit – fillimisht të kontrollojnë nëse janë të regjistruar

Shkup, 21 korrik 2023 (MIA) - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) apelon te qytetarët që të jenë konsumatorë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm dhe të mos bien pas informacioneve të paverifikuara dhe të pakonfirmuara për shitjen e suplementeve ushqimore përmes rrjeteve sociale dhe përmes ueb platformave të operatorëve të paregjistruar/të paaprovuar, sepse produktet mund të jenë edhe të pasigurta, pavarësisht nëse janë produkte të prodhuara në vend apo të importuara.

AUV kujton se shërbimet e saj të inspektimit kryejnë kontrolle në funksionimin e operatorëve të aprovuar/regjistruar me ushqime dhe suplemente ushqimore, përkatësisht, të gjitha kompanive që janë pjesë e zinxhirit ligjor të prodhimit dhe tregtisë, përfshirë edhe ato që kryejnë shitje elektronike të produkteve të tyre.

"Blerja e produkteve të tilla përmes rrjeteve sociale dhe platformave të internetit të operatorëve të paregjistruar/pa miratuar, pa u informuar paraprakisht konsumatorët nëse janë të miratuara apo jo, është përgjegjësi e tyre personale. Nëse suplementet që shiten përmes rrjeteve sociale apo mediave elektronike janë të miratuara nga AUV-ja, gjegjësisht nëse i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të sigurisë së kësaj kategorie të produkteve, qytetarët mund të informohen në faqen e internetit të AUV www.fva.gov.mk - Regjistri i produkteve që plotësojnë kërkesat e veçanta të sigurisë si suplemente ushqimore https://drive.google.com/file/d/1XhW_rPsSy3DkoeJp6ejo7CKMTFxkulEc/view, thekson AUV.

AUV nuk ka mundësi të kontrollojë këtë kategori shitësish, pasi personat janë të panjohur dhe me adresë të panjohur. Për të përcaktuar vërtetësinë e profilit nga i cili bëhet shitja dhe për të zbuluar personin - pronarin e FB profilit, AUV bashkëpunon me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

"Konsumatorët mund të raportojnë në Agjenci për çdo mospërputhje në aspektin e sigurisë ushqimore, me shkrim, në mënyrë elektronike në info@fva.gov.mk, ose në linjën telefonike falas për konsumatorët 0800 3 22 22, thekson AUV. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR