• e enjte, 26 dhjetor 2024

AUV: Nuk kemi notifikim se në tregun e Maqedonisë ka josiguri të kubave të pulës dhe viçit nga "Podravka"

AUV: Nuk kemi notifikim se në tregun e Maqedonisë ka josiguri të kubave të pulës dhe viçit nga

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) kumtoi se deri në këtë moment nuk ka marrë asnjë notifikim përmes Sistemit për ushqim të sigurt dhe ushqim në BE (RASSF), se në tregun e Maqedonisë janë plasuar produkte te pasigurta, kuba të pulës dhe viçit nga kompania kroate "Podravka" nga Koprivnica.

"AUV do ta ndjek situatën dhe nëse merr njoftim menjëherë do t'i zbatojë masat e nevojshme dhe do ta informojë opinionin", theksojnë nga AUV për MIA-n.

Inspektorati Shtetëror i Republikës së Kroacisë sot ka tërhequr kubat e mishit të viçit dhe pulës me peshë 120 gram me afat ruajtjeje 2 dhe 3 korrik të vitit 2025, për shkak të kontaminimit të mundshëm për shkak të dëmtimit mekanik të makinës.

"Kubat e viçit të tërhequra janë nga seria 0207241 dhe mund të përdoren deri më 2 korrik të vitit 2025, përderisa kubi i pulës është grupi 0307241 me një afat kohor prej 3 korrik të vitit 2025”, theksohet në publikimin e Agjencisë kroate për bujqësi dhe ushqim në një postim në faqen e saj të internetit.

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR