• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

AUV: Ndalohet për pije uji në Gostivar për shkak të rritjes së pranisë të manganit

AUV: Ndalohet për pije uji në Gostivar për shkak të rritjes së pranisë të manganit

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Për shkak të rezultateve pozitive laboratorike për rritjen e pranisë së manganit, mbi përqendrimet maksimale të lejuara sipas Rregullores për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), të premten ka lëshuar ndalesë për shfrytëzimin e ujit të pijshëm nga ujësjellësi i qytetit në Gostivar.

 Ndërmarrja publike "Komunalec", e cila menaxhon rrjetin e ujësjellësit në këtë qytet, njofton sot nga AUV, se është urdhëruar që t'i njoftojë qytetarët për ndalimin, gjegjësisht se uji në ujësjellësin e qytetit nuk është i sigurt për pije dhe të sigurojë ujë të pijshëm.

 "Pas urdhrave të lëshuara nga inspektori për ushqim të AUV, NPK "Komunalec", ka vepruar menjëherë. Të shtunën janë marrë 4 mostra për analiza bakteriologjike dhe fiziko-kimike të ujit nga ujësjellësi i qytetit, me theks në praninë e manganit, nga vende të ndryshme, si nga shërbimet inspektuese të AUV-së dhe Institutit për Shëndet Publik Shkup dhe nga Qendra për Shëndet Publik Gostivar, rezultatet e të cilave ende nuk janë marrë", sqarohet në njoftimin e AUV-së.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR