• e enjte, 26 dhjetor 2024

AUV: Në faqen në Fejsbuk të "Zeolit mk" ilegalisht shitet "Zeo Medic", produkti nuk është i aprovuar dhe nuk ka garanci që është i sigurt

AUV: Në faqen në Fejsbuk të

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Në faqen në Fejsbuk "Zeolit MK" ilegalisht shitet një suplement në ushqim "Zeo Medic", i deklaruar si dietik. Bëhet fjalë për një suplement në ushqim i cili nuk është i aprovuar/regjistruar dhe për të cilin nuk ka asnjë garanci se është i sigurt, paralajmëron Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë (AUV).

AUV apelon, qytetarët para se të vendosin të blejnë ushqime ose suplemente ushqimore përmes internetit apo rrjeteve sociale, të kontrollojnë në regjistrat e mbajtur nga AUV, https://fva.gov.mk/mk/registri, nëse operatorët që i ofrojnë këto produkte janë të regjistruar.

"Ftojmë qytetarët që përmes regjistrave të kontrollojnë nëse pretendimet shëndetësore apo ushqyese të bëra mbi produktet janë të miratuara apo jo, pra nëse produktet janë nën kontrollin e shërbimeve inspektuese të Agjencisë. U bëjmë apel prodhuesve apo tregtarëve që ofrojnë produkte nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale dhe që nuk janë të regjistruar, të legalizojnë prodhimin, pra të regjistrohen si operatorë ushqimor, thekson AUV në ueb-faqen e saj zyrtare.

Sipas AUV, qytetarët nuk duhet të mashtrohen dhe të blejnë produkte të paverifikuara dhe të pasigurta të ofruara përmes rrjeteve sociale nga operatorë të paregjistruar/të pamiratuar.

"Për çdo mospërputhje, konsumatorët mund t'i njoftojnë shërbimet kompetente inspektuese të Agjencisë personalisht, në linjën telefonike falas 0800 3 22 22 ose në mënyrë elektronike, në info@fva.gov.mk, thekson AUV.

Agjencia shton gjithashtu se është bërë më e shpeshtë dukuria e shitjes së produkteve të paverifikuara, shpesh edhe të pasigurta përmes rrjeteve sociale nga operatorë të paregjistruar/pa miratuar. Nuk ka asnjë garanci sigurie për produktet, kjo është arsyeja pse ato mund të jenë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njeriut.

"I informojnë konsumatorët se shërbimet tona të inspektimit kontrollojnë vetëm punën e operatorëve të aprovuar/regjistruar të ushqimit, përkatësisht të gjithë atyre që janë të futur në zingjirin ligjor të prodhimit dhe tregtisë, përfshirë edhe ata që shesin produktet e tyre në mënyrë elektronike. Në kuadër të mundësive dhe kompetencave të tyre, përmes Departamentit për parandalimin e mashtrimeve me ushqim dhe shërbimeve inspektuese, në bashkëpunim me institucionet tjera ( MPB, Prokuroria), gjithashtu ndërmarrim edhe aktivitete për zbulimin e besueshmërisë të profileve të personave që shesin produkete përmes internetit dhe rrjeteve sociale", thekson AUV. ls/

Foto: AUV

 

QËNDRONI TË LIDHUR