• e enjte, 26 dhjetor 2024

AUV: Kujdes me ushqimin, nëse konsideroni se nuk është e sigurt, mor rrezikoni - hudheni

AUV: Kujdes me ushqimin, nëse konsideroni se nuk është e sigurt, mor rrezikoni - hudheni

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Me rritjen e temperaturave rriten edhe rreziqet potenciale nga dukuria e helmimit me ushqim. Temperaturat e larta të paralajmëruara këtë javë, siç theksojnë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV), janë rrezik potencial edhe për shëndetin e kafshëve nëse për to nuk ndërmerren në kohë masa për sigurimin e sasive të mjaftueshme të ushqimit dhe ujit të pijshëm.

Sipas UAV-së, në mënyrë që të parandalohet dukuria e mundshme e helmimit me ushqim, është e domosdoshme të bëhet zgjedhja dhe furnizimi i rregullt, të sigurohen transporti dhe kushtet për ruajtje. ushqimi duhet të blihet nga vende të kontrolluara ku ka kushte që prodhiemt, posaçërisht ato që prishen lehtë, me prejardhje nga kafshët, të ruhen në pajisje ftohëse. Gjatë blerjes duhet të mbahet llogari për pamjen, afatin e përdorimit dhe ruajtjen adekuate të ushqimit.

AUV rekomandon të evitohet blerja dhe konsumimi i ushqimit me ambalazh të dëmtuar, prodhimet e ftohura apo të ngrira të blihen në fund të blerjes, ndërsa ushqimi që prishet lehtë, si mishi, qumështi, vezët dhe prodhime të tjera të mos ruhen gjatë në automobil dhe në mjete tjera të transportit, Duhet të evitohet edhe blerja e ushqimit që prishet lehtë i cili ruhet jashtë frigoriferëve apo ngrirësve në fillim të blerjes.

Kur bëhet fjalë për konsumim të ushqimit në objekte hotelierike, duhet të mbahet llogari ato të jenë operatorë të cilët kujdesen për higjienën dhe sigurinë e ushqimit dhe të kenë reputacion të mirë. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR