• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

AUV: Këtë javë kontrolle të jashtëzakonshme janë kryer edhe në kuzhinat e kopshteve private

AUV: Këtë javë kontrolle të jashtëzakonshme janë kryer edhe në kuzhinat e kopshteve private

Shkup, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) kanë vazhduar të bëjnë kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese edhe këtë javë, krahas atyre të rregullta. Me inspektime gjatë kësaj jave janë mbuluar 38 kuzhina në kopshte private në të gjithë territorin e vendit. Me kontrollet e bëra u konstatua se 11 nga kuzhinat e kontrolluara nuk janë të regjistruara në AUV si operatorë ushqimor, për të cilat janë lëshuar urdhra për regjistrim të menjëhershëm dhe janë shqiptuar gjoba.

"Kërkesat higjienike që i referohen procedurave të pazbatuara të Praktikës së Mirë Higjienike, është konstatuar se nuk i kanë respektuar 4 nga kuzhinat në kopshtet private, ndërsa një operator me ushqim nuk ka zbatuar kontroll shëndetësor të obligueshëm të personave të punësuar në kuzhina", citohet në kumtesën e AUV-së.

Për të eliminuar mospërputhjet e konfirmuara, siç theksojnë nga AUV, janë lëshuar 14 vendime me urdhër, ndërsa janë shqiptuar edhe 13 sanksione  - gjobë në para.

"Me kontrollet e jashtëzakonshme te ky lloj i operatorëve me ushqim, nuk është gjetur ushqim i pasigurt", thonë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR