• e enjte, 26 dhjetor 2024

Autostrada Ohër-Kërçovë - dhjetë vite më vonë

Autostrada Ohër-Kërçovë - dhjetë vite më vonë

Ohër, dhjetor 2023 (MIA) – Me përfundimin e këtij viti skadon edhe afati disa herë i shtyrë për
përfundimin e ndërtimit të autostradës që duhej të lidhte Ohrin me Kërçovën.

Kjo nuk do të thotë se nga 1 janari i vitit të ri 2024, nga Ohri për në Kërçovë do të lëvizni në autostradë. Qytetarëve do t'u duhet të presin edhe "ndonjë" vit për një rrugë moderne në të cilën njerëzit në vendet e zhvilluara kanë lëvizur që nga mesi i shekullit të kaluar.

Seksioni i autostradës i Korridorit 8, i cili u paralajmërua si një mega-projekt që synon forcimin
e ofertës turistike të rajonit Ohër-Strugë, filloi të ndërtohet në shkurt të vitit 2014. Ndërtimi i
autostradës me një gjatësi totale prej 57 kilometrash ishte parashikuar fillimisht në 374 milionë
euro, por pas disa anekseve të kontratës dhe zgjatjeve të afateve, çmimi i saj arriti në 598 milionë
euro. Të gjitha afatet e mëparshme janë shkelur, ndërsa përfundimi nuk është ende as në dukje.

Arsyet kryesore të prolongimit të realizimit të projektit, ekspertët i shohin në dokumentacionin e
dobët dhe jo të plotë të prjektit, në vështirësitë e papritura dhe të paparashikuara të përcaktuara
me gërmimet gjeoteknike, shpronësimin e parealizuar të tokës përgjatë trasesë dhe procedurat
administrative të zbatuara në mënyrë joefektive.

Ekspertët nga fusha e ndërtimit e theksuan atë projekt si shembull se si nuk guxohet të punohet
në ndërtimtari.

Darko Peshevski, inxhinier në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, theksoi se gjatë fillimit
të aktiviteteve ndërtimore në pjesën e autostradës, menjëherë është konstatuar ndryshim i
gjeologjisë në terren, i cili nuk përputhet me gjeologjinë e paraparë me projektet, gjë që
drejtpërdrejtë ka ndikuar në mënyrën e themelimit të objekteve dhe klasën e materialit për
gërmim të tunelit.

“Me fillimin e aktiviteteve ndërtimore për gërmimin e gjerë të trasesë, u konstatua se bëhet fjalë
për ndryshim të gjeologjisë në terren. Pjerrësitë e realizuara të parashikuara në projektet bazë në
masën më të madhe kanë shfaqur një farë jostabiliteti, ndërsa në pjesë të caktuara të trasesë ky
jostabilitet është shprehur në masë të konsiderueshme, e cila manifestohet në formë rrëshqitjeje.
Duke marrë parasysh këtë situatë, është konstatuar nevoja për plotësimin e projektit bazë me
përpunimin e projekt zgjidhjeve të reja për stabilizimin dhe mbrojtjen e skarpateve dhe sanimin e
rrëshqitjeve në tërë trasenë e autostradës”, tha Peshevski.

Ai gjithashtu vuri në dukje se ekziston nevoja për të përpunuar dokumentacion shtesë të projektit
për tetë kryqëzime rrugore dhe rrugë të reja alternative, mbikalime, lëshime të pllakave për të
lidhur zonat e banuara dhe zonat bujqësore.

Edhe profesori Josif Josifovski nga Fakulteti i Ndërtimtarisë e sheh ndërtimin e autostradës Kërçovë - Ohër si një torturë dhjetëvjeçare, rezultat i projektimit të dobët dhe procedurave joefikase administrative.

“Ai projekt nuk është një projekt i zakonshëm dhe nuk mund të krahasohet me ndërtimin e
seksioneve të tjera të autostradës. Kjo torturë dhjetëvjeçare është për shkak të dy aspekteve, pra
arsyet janë të dyfishta. E para janë arsyet teknike që lidhen drejtpërdrejt me cilësinë e
dokumentacionit të projektit, por edhe procedurat dhe vendimet administrative joefikase, të cilat
kërkojnë shumë kohë. Kohë e çmuar në të cilën inxhinierët nuk mund të bëjnë atë që paguhen
dhe shpenzimet fikse rriten”, theksoi Josifoski.

Gur-themeli i projektit u vendos më 22 shkurt 2024, i shpallur me pompozitet si investimi më i
madh në infrastrukturë në 50 vitet e fundit në Maqedoni.

Si realizuese për punimet u zgjodh kompania kineze “Sajnohidro korporejshën limited”, ndërsa
ishte parashikuar që punimet ndërtimore të fillonin njëkohësisht në tre lokacione dhe të
përfundonin për katër vjet. Sipas marrëveshjes mes qeverisë dhe realizuesit kinez, ishte paraparë
që 51 për qind e njerëzve që do të punojnë në autostradë të jenë nga Maqedonia. Financimi për
projektin u sigurua nëpërmjet, siç u theksua atë kohë, një kredi favorizuese nga “Eksim banka”
kineze.

Që nga ai shkurt, në vitin tashmë të largët të 2014-ës, janë emëruar disa ministra transporti dhe
lidhjesh, janë thirrur konferenca për shtyp, zyrtarë qeveritarë janë shfaqur në rrugë me premtime
për aktivitete të përshpejtuara të ndërtimit dhe përfundimin e shpejtë të projektit, që një dekadë
më vonë komunikacioni në atë seksion ende të zhvillohet në një rrugë të improvizuar në
ndërtim, një rrugë e shënuar keq dhe e pasiguruar me ura të shumta dhe, më e rëndësishmja,
jashtëzakonisht e rrezikshme për përdoruesit e rrugës.

До 10 јули ќе биде приспособена оваа трака и ќе се вози повторно по оваа автопатска делница. Сметам дека ударниот дел од туристичката сезона оваа траса ќе биде приспособена, рече Бочварски.

Premtimet e fundit për përfundimin e saj në afatin e fundit janë dhënë në verë, kur ministri i
Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, së bashku me drejtorin e Ndërmarrjes Publike për
Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, inspektuan punimet ndërtimore në ndërtimin e autostradës në
pjesën nga Ohri deri në Podmolje.

Boçvarski në atë kohë tha se po bëhen koordinime të shumta, takime me 15 institucione për të
zgjidhur të gjitha problemet në projekt, për të ridizajnuar, për të projektuar kryqëzimet, për të
zgjidhur të gjitha shpronësimet... për të punuar sërish në këtë projekt.

“Ata që e bënin problemin në të kaluarën me fillimin e ndërtimit të kësaj autostrade në atë
mënyrë, tani po kritikojnë. Besoj se ne jemi ata që i kemi zgjidhur problemet dhe jemi këtu për të
bërë një kontroll, për të bërë presion shtesë që makineritë e ndërtimit të vazhdojnë të punojnë
dhe autostrada të hapet për qarkullim, tha atëherë Boçvarski.

Nga ana e tij, Rustemi theksoi se në trasën po punohet hap pas hapi, problemet në trase janë tejkaluar, mbetet që realizuesit dhe nënrealizuesit t'i kryejnë aktivitetet ndërtimore sipas dinamikës së paraparë dhe afateve të përcaktuara.

“Shpesh jemi në terren, bëjmë përpjekje të mëdha që ta respektojmë marrëveshjen që deri më 31
të këtij viti të përfundojë autostrada”, tha Rustemi.

 

Посериозна динамика во изградбата на автопатот Кичево-Охрид, по експропријацијата на сите делници, најавува министерот за транспорт и врски Благој Бочварски. Дополнителните работи со препроек

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi para pjesëmarrësve të konferencës bëri vërejtje dhe kritika serioze për dinamikën e ndërtimit të autostradës Ohër-Kërçovë, duke theksuar se është e papranueshme që kjo pjesë të mos përfundojë pas dhjetë vitesh që nga fillimi i punimeve ndërtimore.

"Ndërtimi ka filluar në vitin 2013 me 400 milionë euro, sot është mbi 600 milionë euro dhe as një metër asfalt nuk është vënë në përdorim. Afati skadon në fund të vitit dhe mendoj se është koha që Qeveria dhe Kuvendi ta rishikojnë atë marrëveshje, ndaj nëse është e nevojshme le të ndërpritet dhe le t'i jepet dikujt tjetër sepse kjo tashmë është skandaloze dhe e papranueshme.  Duhet të fillohet kallëzim penal për projektim të gabuar. Njëmbëdhjetë rrëshqitje të reja në Kërçovë – Ohër, Është absolutisht e pabesueshme. Dhjetë vite projekt, po ka mundësi të ndodh, por gabimet e qëllimshme gjatë hartimit dhe zvarritjet e pafundme të projekteve, i kushton jetën qytetarëve. Sa aksidente kemi në këtë rrugë? Kjo është absolutisht e papranueshme dhe nuk e di se si do të votojnë deputetët në fund të dhjetorit për vazhdimin e asaj kontrate sepse është skandaloze. E kemi kaluar jetën në pritje të përfundimit të projekteve", tha Grubi.

Në këtë u lidh edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili njoftoi se do të kërkojë rishikimin e kontratës për ndërtimin e autostradës nga Ohri në Kërçovë.

"Mendoj se është e palejueshme të ndërtohet një autostradë 40 kilometra për mbi dhjetë vjet dhe ende të mos bëhet, ndërkohë që kërkohet një zgjatje tjetër që duhet të shkojë para deputetëve. Për këtë arsye unë do të kërkoj një rishikim të këtij projekti dhe duke pasur parasysh që projekti nuk ka përfunduar për dhjetë vjet për një sërë arsyesh, mendoj se duhet menduar në drejtim të ndërprerjes së kontratës dhe kërkimit të një realizuesi i cili do ta ndërtojë në mënyrë cilësore, e të mos shikojmë dhjetë vjet të ndërtohet një rrugë, në të cilën investohen para dhe ende nuk është lëshuar asnjë metër autostradë", tha Kovaçevski

Ai përkujtoi se projekti është ndërtuar sipas një marrëveshjeje të votuar në Kuvend, praktikisht bëhet ligj dhe çdo ndryshim apo aneks miratohet sërish nga deputetët.

"Është e palejueshme që pas dhjetë vitesh deputetët të rishikojnë vazhdimin e diçkaje që është dashur të përfundojë shumë vite më parë, prandaj duhet rishikim mbi bazën e të cilave do të propozohen zgjidhje që nënkuptojnë përfundimin përfundimtar të kësaj autostrade. Duhet bërë një revizion dhe në bazë të tij të merret një vendim. Një nga opsionet është, natyrisht, ndërprerja e kontratës, theksoi kryeministri Kovaçevski, ndërsa paralajmëroi edhe një revizion të mundshëm të specializuar të projektit dhe të gjitha lëshimet.

Министерот за транспорт и врски Благој Бочварски во емисијата 24 Анализа на ТВ 24, рече дека автопатот Кичево - Охрид е еден од проблематичните наследени проекти, за кој немало проекти за клу

Në fillim të muajit të kaluar, ministria resore angazhoi një ekspert për kontratat Fidik, i ngarkuar për të analizuar kontratën për ndërtimin e seksionit tashmë historik të autostradës.

Eksperti i angazhuar ka dorëzuar një raport në Qeveri në të cilin theksohen tre opsione - vazhdimi i kontratës me realizuesin "Sajnohidro", vazhdimi i kontratës me penalitete dhe si opsion i tretë, ndërprerja e plotë e kontratës.

Sido që të jetë vendimi, do të thotë një procedurë e re shtesë, e cila në një të ardhme të parashikueshme nuk do të ndryshojë shumë situatën në terren, ku punohet për të thënë se diçka po bëhet, si të ndërohet një rruge lokale me vetëkontribut, ndërsa jo një lidhje kryesore rrugore me rëndësi kombëtare.

 

Магистралниот патен правец Охрид – Кичево каде веќе пет години се изведуваат градежни работи за изградба на современ автопат, наместа е релативно слабо одбележан и обезбеден што влијае на пор

Më e keqja nga të gjitha është numri i aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur në ato dhjetë vjet. Sipas të dhënave të SPB-Ohër, nga viti 2015 deri më sot në seksionin përkatës kanë ndodhur gjithsej 105 aksidente të rënda trafiku, ku 22 persona kanë humbur jetën dhe 128 kanë pësuar lëndime të rënda.

E kush e ka fajin për këtë përfundim të “aventurës” së quajtur autostrada Ohër-Kërçovë do ta shohim pas disa muajsh, kur të fillojë fushata parazgjedhore. ls/

Aleksandar Baçiq

 

QËNDRONI TË LIDHUR