• e diel, 24 nëntor 2024

Autoritetet ukrainase: Rusia granatoi qytete në afërsi të centralit bërthamor Zaporozhje

Autoritetet ukrainase: Rusia granatoi qytete në afërsi të centralit bërthamor Zaporozhje
Kiev, 28 gusht 2022 (MIA) – Në sulmet ruse me raketa dhe artilerike janë goditur qytete dhe zona afër termocentralit bërthamor ukrainas në Zaporozhje, njoftuan sot autoritetet ukrainase. Guvernatori i rajonit të Dnjpropetrovsk, Valentin Rezniçenko deklaroi se për shkak të sulmeve të rënda me raketa gjatë natës, disa pjesë të Nikopolit kanë mbetur pa energji elektrike. Në granatimin në Marganec (rreth 45 mijë banorë) janë dëmtuar dhjetë objekte banimi. Në qytetin Zaporozhje, rreth 40 kilometra larg termocentralit bërthamor, mbrëmë gjatë granatimeve dy persona janë plagosur, deklaroi anëtari i Këshillit të qytetit, Anatolij Kurtev. Operatori ukrainas i centralit bërthamor Enerhoatom dje njoftoi se granatimi periodik po e dëmton infrastrukturën e uzinës. Ushtria ruse ka marrë termocentralin bërthamor të Zaporozhjes dhe zonën përreth në bregun e majtë të Dnjeprit shkurt kohë pas fillimit të invazionit ndaj Ukrainës më 24 shkurt. Forcat e armatosura të Ukrainës kontrollojnë Nikopolin dhe Marganecin - dy qytete në bregun e djathtë të atij lumi të gjerë, ku secila është dhjetë kilometra nga uzina.  

QËNDRONI TË LIDHUR