• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Autoritetet palestineze dhe Hamasi kanë rënë dakord për një komitet të përbashkët për të menaxhuar me Gazën

Autoritetet palestineze dhe Hamasi kanë rënë dakord për një komitet të përbashkët për të menaxhuar me Gazën

 Gazë, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Autoritetetet palestineze dhe Hamasi kanë nënshkruar një dokument në të cilin kanë rënë dakord të formojnë një komiteti të përbashkët për menaxhimin e Rripit të Gazës të pasluftës, theksohet në një raport të publikuar nga portali Al-Arabi Al-Xhaded.

 Sipas raportit, dokumenti i nënshkruar parashikon formimin e një komiteti prej 10 deri në 15 personalitete kryesore palestineze.

 Marrëveshja erdhi një ditë pasi ministri egjiptian i Punëve të Jashtme Badër Abdelati njoftoi se grupet rivale palestineze, Fatahu dhe Hamasi, kishin filluar bisedimet në Kajro për ta vënë Gazën nën kontroll të plotë të Autoritetit Palestinez të dominuar nga Fatahu, shkruan "Tajms of Izrael".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR