Autoritetet kolumbiane për një vit kanë sekuestruar rekord 1.100 ton kokainë
- Forcat kolumbiane të sigurisë kanë sekuestruar 1.100 tonë kokainë për 12 muaj, që paraqet një rekord të ri, deklaroi presidenti i vendit Gustavo Petro.
- Post By Fami Bajrami
- 08:26, 8 gusht, 2023
Bogota, 8 gusht 2023 (MIA) - Forcat kolumbiane të sigurisë kanë konfiskuar 1.100 tonë kokainë për 12 muaj, që paraqet një rekord të ri, deklaroi presidenti i vendit Gustavo Petro.
“Që nga fillimi i punës së kësaj qeverie kemi ndjekur hallkat kryesore të zinxhirit të trafikut të drogës, kemi sekuestruar 1.100 ton kokainë dhe kemi rritur numrin e laboratorëve të shkatërruar të drogës me 16 për qind në krahasim me periudhën e mëparshme”, tha presidenti në fjalimin me rastin e përvjetorit të parë të ardhjes në pushtet, kumtoi pres shërbimi i tij.
Sipas Petros, vetëm këtë vit forcat e rendit kanë sekuestruar 573 ton kokainë, që sipas tij është shifra më e lartë në histori për të njëjtën periudhë.
Ai theksoi se gjatë 12 muajve janë kryer 290 operacione kundër strukturave kriminale në territorin e shtetit ku janë arrestuar mbi 9 mijë persona.
Foto: EPA