• e enjte, 26 dhjetor 2024

Automjeti në të cilin ishin familja e shefes së Gjykatës së Posaçme shqiptare u godit nga një automjet tjetër, në hetim janë përshirë edhe SHISH edhe Garda kombëtare

Automjeti në të cilin ishin familja e shefes së Gjykatës së Posaçme shqiptare u godit nga një automjet tjetër, në hetim janë përshirë edhe SHISH edhe Garda kombëtare

Tiranë, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Automjeti i Gardës Kombëtare në të cilin ishin familja e kryetares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka, mbrëmë pati një aksident trafiku në zonën Selita në Tiranë, në të cilin për fat të mirë nuk ka të lënduar, publikuan mediat.

Në të sipas veprimeve fillestare hetimore ka goditur një automjet i një pjesëtari të policisë nga qyteti Elbasan, i cili ka deklaruar se ka humbur kontrollin për shkak të reshjeve të shiut dhe ka goditur automjetin tjetër, i xili është pjesë e masave të përforcuara të sigurisë për gjyqtaren Gjoka, të cilat u prezantuan pasi më 20 tetor të këtij vitit, ajo miratoi vendim për ish kryeministrin Sali Bershi për paraqitje të detyrueshme në gjykatë.

Ajo dje ka caktuar për 26 dhjetor seancën për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë “nga paraqitje e detyrueshme” në “arrest shtëpie” ndaj Berishës, i akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim me aferën me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizan” në Tiranë.

Kërkesa erdhi pasi Kuvendi i hoqi imunitetin e deputetit dy ditë më parë, duke autorizuar kështu SPAK-un për arrestimin e Sali Berishës, pasi ai refuzoi disa herë të përmbushte detyrimin për t'u paraqitur në gjykatë.

"Për këtë ngjarje, për të cilën policia nuk jep më shumë informacione, në hetimin dhe kryerjen e kontrolleve emergjente janë përfshirë edhe shërbimi sekret shqiptar, SHISH dhe Garda Kombëtare. Kohët e fundit Garda ka shtuar numrin e truprojave për të mbrojtur gjyqtaren Gjoka, e cila edhe më tej përballet me sulme verbale dhe shantazhe publike të vazhdueshme në deklaratat e Berishës në konferencat e drejtpërdrejta për shtyp apo në takimet e tij politike me deputetë dhe mbështetës”, shtojnë mediat.

Si shefe e Gjykatës së Posaçme, Gjoka kishte katër truproja, ndërsa ky numër u rrit në gjashtë më 20 tetor, kur nënshkroi urdhrin për masat ndaj Berishës si dhe masën e paraburgimit për dhëndrin e tij, Jamaber Maltezi. Të dy akuzohen për korrupsion pasiv në aferën me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizan”, që rezultoi me ndërtimin e 19 kullave dhe një fitim prej 5.4 milionë eurosh për Maltezin, i cili akuzohet edhe për pastrim parash. ls/

Foto: Ueb faqe e SPAK-ut

 

QËNDRONI TË LIDHUR