• e enjte, 26 dhjetor 2024

Automjeti ka dalë nga autostrada Gradsko-Negotinë, ka persona të lënduar

Automjeti ka dalë nga autostrada Gradsko-Negotinë, ka persona të lënduar
Negotinë, 31 korrik 2022 (MIA) - Një automjet ka dalë nga autostrada Gradsko-Negotinë, ka persona të lënduar, këto janë informacionet e para të cilat për MIA-n i konfirmuan nga MPB-ja. "Mëngjesin e sotëm rreth orës 09:34 në SPB Veles është denoncuar se në autostradën A1, Gradsko-Negotinë, në afërsi të një pompe të benizinës, ka ndodhur aksident trafiku, në të cilin automjeti i udhëtarëve, me targa kombëtare serbe, ka dalë nga rruga. Sipas denoncimit fillestar, në aksident ka persona të lënduar të cilët janë dërguar t'u ofruar ndihmë mjekësore. Nëpunësit policorë janë dërguar në vendin e ngjarjes të aksidentit", thonë nga MPB-ja. Theksuan se tani për tani nuk mund të japin më shumë detaje për aksidentin. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR