• e enjte, 26 dhjetor 2024

Autobusi i cili u përfshi në flakë afër Strazhës ka qarkulluar në relacionin Shkup - Ohër

Autobusi i cili u përfshi në flakë afër Strazhës ka qarkulluar në relacionin Shkup - Ohër

 Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Autobusi, i cili u përfshi në flakë në mëngjesin e sotëm afër Strazhës, ka qarkulluar në linjën e rregullt Shkup - Ohër. Nuk ka udhëtarë të lënduar, ndërsa në shuarje ka intervenuar zjarrfikësit e Gostivarit. Komunikacioni po zhvillohet normal.

 "Sot, në orën 11.25 në numrin falas për thirrje urgjente 112 është raportuar se para kalimit rrugor Strazhë është përfshirë në flakë i cili ka qarkulluar në linjën e rregullt Shkup - Ohër. Operatori nga numri 112 menjëherë i kanë njoftuar MPB - SPB Tetovë dhe NJTZ Gostivar. Zjarrfikësit e Gostivarit urgjentisht kanë dalë në vendgjarje dhe e kanë shuar autobusin e përfshirë në flakë. Nuk ka asnjë udhëtar të lënduar", informojnlë nga QMK. 

Në vijim është ekspertiza nga ekipi i MPB-së. 

 Paraprakisht, nga Ministria e Punëve të Brendshme për MIA-n konfirmuan se në rrugën magjistrale Gostivar - Kërçovë, rreth tre kilometra para vendit "Strazhë", një autobus është përfshirë në flakë i cili ka qarkulluar në drejtim të Kërçovës, ndërsa rasti është raportuar në orën 11.20 në SPB Tetovë.

 "Në vendin e ngjarjes mejnjëherë janë dërguar nëpunës policorë nga Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar dhe një ekip i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Gostivarit. Nuk ka persona të lënduar", theksuan nga MPB-ja. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR