• e diel, 14 korrik 2024

Autobusët sot do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

Autobusët sot do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës

Shkup, 10 prill 2024 (MIA) - Ndërmarrja qarkulluese publike Shkup njofton se sot, në festën fetare të Ramazan Bajramit, autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.

"Kujdestare nga ora 7 deri në orën 14 do të jetë biletaritë në Qendrën Transportuese dhe Gjorçe Petrov", theksohet në kumtesën nga NQP Shkup.

Nga NQP përkujtojnë se teleferiku do të punojë si zakonisht prej orës 10 deri në orën 18, ndërsa prej orës 17-17.30 do të jetë vozitje e fundit prej poshtë lartë, gjegjësisht, në orën 17:45 vozitja e fundit prej lartë poshtë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR