• e enjte, 26 dhjetor 2024

Autobusët privatë përsëri në rrugët e Shkupit, Qeveria pret deri në sezonin e ardhshëm të ngrohjes autobusë të rinj elektrikë

Autobusët privatë përsëri në rrugët e Shkupit, Qeveria pret deri në sezonin e ardhshëm të ngrohjes autobusë të rinj elektrikë

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) – Në transportin publik urban prej sot përfshihen edhe transportuesit privatë, por jo në kapacitet të plotë. Në qarkullim, siç njoftuan të shtunën, do të përfshihen ata transportues të cilët kanë mundësi financiare. Autobusët e NQP – Shkup prej të premten qarkullojnë në terminët e rregullt, por Qeveria të enjten u huazoi naftë vetëm për shtatë ditës, për sa kohë duhet të realizohet furnizimi urgjent përmes Byrosë së Furnizimeve Publike. 

Transportuesit privatë i bënë thirrje kryetares së Qytetit të Shkupit, këshilltarëve dhe Qeverisë për takim të përbashkët që të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për kërkesën e tyre për rritje të çmimit për kilometër të kaluar. 

"Transportuesit privat do ta japin maksimumin e tyre nga e hëna gjegjësisht do të përfshihemi në orët e hershme të mëngjesit aq sa mundemi, jo me kapacitet të plotë me qëllim që për disa ditë t'ua lehtësojmë qytetarëve në qytetin e Shkupit. Në të njëjtën kohë, shfrytëzojmë rastin t'u apelojmë të gjithë këshilltarëve në Qytetin e Shkupit - Kërkojmë që njëzëri të votohet për rritjen e çmimit për kilometër me qëllim të përmirësimit të gjendjes në transportin publik të qytetit. Me çmim të rritur marrim përsipër të rinovojmë parkun tonë vozitës me autobusë ekologjik të klimatizuar", tha Jovica Zafirovski të shtunën.

Ai theksoi se transportuesit privat kanë 200 autobusë dhe se mund të mbulojnë mungesën e autobusëve të NQP-së nëse gjendet një zgjidhje e pranueshme e përbashkët me Qytetin.

ЈСП Скопје во пресрет на верскиот празник Задушница утре и во сабота ќе воведе дополнителен број автобуси на линијата 59, 59А и 59 Б.

Problemi me transportin publik të qytetit kulmoi të enjten pasi, për shkak të mungesës së naftës, shumica e autobusëve të NQP-së mbetën të parkuar në bazat e tyre. Janë vënë në qarkullim 25 autobusë me gaz natyror dhe disa të tjerë që kanë rezervë nafte. 

Qeveria ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën është marrë vendim që të intervenohet me naftë nga rezervat shtetërore, në mënyrë që autobusët të kenë naftë për shtatë ditë. Të njëjtën ditë ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme edhe Këshilli i Qytetit të Shkupit, në të cilin është përshëndetur vendimi i Qeverisë për huazimin e naftës nga rezervat shtetërore për nevojat e Ndërmarrjes Qarkulluese Publike (NQP), dhe në të njëjtën kohë ata kërkuan në koordinim me BNJVL-në që të vazhdojnë bisedimet me Qytetin e Shkupit për normalizimin e gjendjes në qytet. Kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi mundësi për furnizim të autobusëve të rinj elektrikë. 

Kryeministri Hristian Mickoski pret që deri në sezonin e ardhshëm të ngrohjes në vend të ketë 100 deri 120 autobusë të rinj të cilët do të qarkullojnë në transportin publik urban në qytetet të cilët kanë transport të tillë të organizuar. 

"Në këtë moment e skenojmë tregun dhe analizojmë për çfarë periudhe më të shkurtë mund të arrijnë mes 100 dhe 120 autobusë, e njëkohësisht edhe mënyra e pagesës të jetë me një grejs periudhë të caktuar dhe në disa këste vjetore, që të mos bëhet barrë e likuiditetit të Buxhetit. Pastaj kjo do të dërgohej deri te të gjitha komunat, të cilat kanë transport të organizuar urban, së bashku me infrastrukturën shoqëruese, siç janë mbushësit për autobusë elektrikë, për të cilat kemi llogaritur se do të nevojiten rreth 50-të", tha Mickoski dje në përgjigje të pyetjes pas lëshimit në përdorim të sallës së re sportive në SHKF "Shën Naumi i Ohrit" në lagjen Bullaçan.

Ai theksoi se pjesa më e madhe e autobusëve elektrikë do të ishin të dedikuara për Qytetin e Shkupit.

Për problemin me mungesën e naftës, për të cilin shkak NQP Shkup dy ditë ka pasur transport të reduktuar, tha se Qyteti i Shkupit është ai që menaxhon me Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik dhe shtoi se si Qeveri atë që duhej, tashmë e kanë bërë.

"NQP-së Shkup i dhamë 250 tonë naftë hua. Përmes Byrosë për furnizime publike është arritur marrëveshje që të ndiqet kërkesa e Qytetit të Shkupit për furnizim publik me rrugë të negociimit. Tani pres të konsolidohen. Për gjithçka tjetër, nëse vlerësojnë se duhet grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së ta përkrah, pres të thirren dhe të sqarohen politikat e Qytetit të Shkupit", tha Mickoski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR