• e enjte, 26 dhjetor 2024

Autobusët privatë nesër nuk do të qarkullojnë për shkak të borxhit nga NQP “Shkup”

Autobusët privatë nesër nuk do të qarkullojnë për shkak të borxhit nga NQP “Shkup”
Shkup, 20 nëntor 2022 (MIA)- Autobusët privat të linjave 9, 12, 22, 23 dhe 45, nesër nuk do të qarkullojnë për shkak se NQP “Shkup” apo Qyteti i Shkupit nuk i ka paguar borxhin kompanisë “Slloboda Prevoz”. Pronari i kompanisë “Slloboda prevoz”, Lenin Jovanovski deklaroi se nëse nuk realizohet takim me përfaqësues të Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes së Qytetit, do të ketë protesta dhe nëse edhe më pas nuk ka rezultat, transportuesit privatë paralajmërojnë grevë. “Në opsion është edhe dorëzimi i parashtresës deri te Komisioni i Antikorrupsionit, ndoshta edhe padi në adresë të drejtorit të NQP-së për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi paratë dedikuar për ne ridestinohen në drejtim tjetër”, deklaroi Jovanovski. Një muaj më parë autobusët e NQP “Shkup” nuk kanë qarkulluar për një ditë pasi punëtorët hyrën në grevë kolektive për shkak se nuk kishin marrë pagat. Më pas, për shkak të borxhit që nuk mund të paguhej nga NQP, përkatësisht nga Qyteti i Shkupit, autobusët e transportuesit privat “Makekspres” ndërprenë qarkullimin.

QËNDRONI TË LIDHUR