• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Atanasovski për MIA-n: Në rast të dëmeve më të mëdha të urës "Bellasica" nuk kemi firmë, e cila është në mundësi ta vërtetojë gjendjen faktike

Atanasovski për MIA-n: Në rast të dëmeve më të mëdha të urës

Shkup, 24 maj 2023 (MIA) - Një nga konsulentët e urës "Bellasica", profesori Sande Atanasovski, në një intervistë për MIA-n, vlerëson se nëse zjarri do të lërë pasoja të mëdha në urë, pason një rehabilitimi shumëvjeçar, por për të përcaktuar gjendjen faktike në këtë rast, asnjë kompani në vend nuk ka përvojë të mjaftueshme dhe as pajisje adekuate.

Profesori në pension nga Fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup, Atanasovski, ka punuar në urën nga krijimi i idesë deri në lëshimin në përdorim të saj.

Ai i ndan dëmtimet e urës në dy kategori, dëmtime të vogla ose të dukshme vizualisht dhe dëmtime të mëdha të brendshme.

Ai vlerëson se përcaktimi dhe përballimi i pasojave më të rënda do të ishte një proces i mundimshëm dhe se sipas rregulloreve që nuk e kërkojnë, por edhe sipas vlerësimeve të ekipit që punoi për idenë e urës, nuk ishte parashikuar rreziku i mundshëm nga zjarri.

Intervista me Atanasovskin me video materialin do të publikohet e plotë nesër. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR