• e enjte, 26 dhjetor 2024

Astrit Iseni mori postin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme

Astrit Iseni mori postin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA)-  Astrit Iseni sot edhe zyrtarisht e mori postin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.

“Për mua është nder dhe privilegj të kryej postin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme. Ne do të mundohemi që të ruajmë rendin dhe qetësinë publike, në mënyrë që qytetarët tanë të ndihen të mbrojtur dhe të sigurt”, tha zëvendësministri Iseni.

Poashtu, zëvendësministri theksoi se përkushtimi i tij do të jetë maksimal në përmbushjen e obligimeve, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet tjera relevante.

Siç informon MPB, Iseni do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit me të gjitha organizatat relevante evropiane dhe ndërkombëtare lidhur me çështjet e sigurisë. 

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR