• e shtunë, 23 nëntor 2024

Spasovski në tribunën e Këshillit Kryesor të Lidhjes së Luftëtarëve nga LNÇ: Me krenari mund të them se jemi pjesë e gjeneratës që lufton për realizimin e vizionit të Maqedonisë evropiane

Spasovski në tribunën e Këshillit Kryesor të Lidhjes së Luftëtarëve nga LNÇ: Me krenari mund të them se jemi pjesë e gjeneratës që lufton për realizimin e vizionit të Maqedonisë evropiane

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut -8 Shtatori, Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në organizim të Këshillit Kryesor të Lidhjes së Luftëtarëve nga LNÇ sot mbajti fjalim në tribunë, me ftesë të kryetarit të Lidhjes së Luftëtarëve, Nikolla Stojanovski. 

Siç kumtuan nga MPB-ja, ministri u përqendrua në rëndësinë e festës sonë më të madhe kombëtare - 8 Shtatorin, si dhe perspektivat dhe sfidat me të cilat përballet vendi. 

“Organizimi i tribunës së sotme nga Këshilli Kryesor i Lidhjes së Luftëtarëve nga LNÇ, në prag të festës sonë më të madhe kombëtare – 8 Shtatorit – ditë në të cilën u shkrua një faqe e re dhe madhështore në historinë e shtetësisë maqedonase, kushtuar pikërisht simbolikës së kësaj date përmes prizmit të sfidave me të cilat po përballet vendi ynë në këtë kohë, buron nga një nevojë logjike, e justifikuar për pyetje, analiza, shqyrtime të vazhdueshme të drejtimeve të lëvizjes shoqërore. Nuk ka dyshim se tani më shumë se kurrë është nevoja dhe diskutimi nga të gjithë aktorët shoqërorë në vend për tendencat e zhvillimit institucional, për perspektivat që ekzistojnë dhe që kërkojnë ribashkim dhe bashkim drejt aspiratës për të qenë aty ku i përkasim natyrshëm - pjesë e familja evropiane”, theksoi ministri Spasovski.

Ai shtoi se janë të hapura mundësitë dhe potencialet e mëdha për ndërtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të të gjitha segmenteve shoqërore në shtet. 

“Sot, lirisht dhe me krenari mund të konstatoj se jemi pjesë e gjeneratës që lufton për realizimin e vizionit të Maqedonisë evropiane, duke i zgjidhur çështjet e hapura me fqinjët, si çelës për hyrjen dhe hapjen e perspektivave të BE-së. E them këtë sepse të gjithë jemi dëshmitarë të faktit se jemi ulur në të njëjtën tryezë me aleatët e NATO-s, po krijojmë politika të përbashkëta me partnerët tanë evropianë dhe kemi mbështetjen e plotë dhe të qartë të partnerit tonë më të afërt strategjik, SHBA-ve’’, tha ministri Spasovski, duke shtuar se çështjet e brendshme duhet të funksionalizohen në aspektin e kapaciteteve ekonomiko-sociale, juridiko-normative, lokale, infrastrukturore, kulturore dhe të tjera dhe drejtimin e tyre të zhvillimit. 

 Spasovski, duke falënderuar organizatorin për ftesën për këtë iniciativë fisnike dhe të dobishme, në tribunën eKëshillit  Kryesor dhe të Qytetit të Lidhjes së Luftëtarëve të LNÇ-së, uroi festën e nesërme - Ditën e Pavarësisë. 

 “Lidhja e Luftëtarëve është themelues i shtetit maqedonas dhe angazhohet që shteti nta shohë në Bashkimin Evropian, me bashkëpunim të ndërsjellë dhe shkëmbim reciprok nga çdo aspekt”. Që kjo ëndërr të realizohet, të jetë realiteti ynë, është e nevojshme që të gjithë ne të bëjmë një përpjekje të përkushtuar dheshtetformuese. E ardhmja e rinisë sonë është në BE”, deklaroi nënkryetqari i Lidhjes së LLuftëtarëve, Naum Bureski në fjalimin e ztij para të pranishmëve.

 Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR