• e enjte, 26 dhjetor 2024

Askush nuk e hapi çështjen se mundet pa shqiptarët, thotë Mexhiti për deklaratën e Ahmetit nga Zvicra

Askush nuk e hapi çështjen se mundet pa shqiptarët, thotë Mexhiti për deklaratën e Ahmetit nga Zvicra

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Askush nuk hapi një çështje të tillë se mundet pa shqiptarët. Askush nuk e konteston atë, që të përgjigjemi, thotë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i pyetur se si e komenton deklaratën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti nga Zvicra se "pa shqiptarët, nuk do të ketë të ardhme për Maqedoninë".

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Hristian Mickoski për mbështetjen nga disa vende anëtare të idesë për ndryshime kushtetuese me veprim të shtyrë, dhe nëse në Qeveri po bisedohet rreth kësaj, Mexhiti tha se ky është konfirmim se Qeveria është e orientuar drejt Evropës dhe është në krye të prioriteteve.

"Çdo ditë punojmë në atë drejtim. Unë jam optimist se jemi në rrugë të drejtë", deklaroi Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në zonën industriale Vizbeg.

Lidhur me kryesinë e sapozgjehdur të LSDM-së, Mexhiti u dëshiroi sukses me reformat e filluara dhe siç theksoi, "t'i përmbahen asaj që është karakteristike për politikat e tyre".

"Nga koncepti qytetar, në kohë të fundit anuan drejt q[ndrimeve të ngurta dhe nacionaliste, që mendoj se nuk është në favor të tyre. Kështu që, dëshiroj t'u kthehen prëcaktimeve të tyre dhe të kontribuojnë në shoqëri", deklaroi Mexhiti. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR