• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Askot ndrëpret së siguruari dërgesat e grurit në Detin e Zi

Askot ndrëpret së siguruari dërgesat e grurit në Detin e Zi
Londër, 31 tetor 2022 (MIA) - Askot, e cila është pjesë e kompanisë së sigurimeve Lojd nga Londra, ndërpret së siguruari dërgesat e reja të korridorit ukrainas për eksport të grurit në Detin e Zi në bazë të marrëveshjes mes Ukrainës dhe Rusisë, deklaroi sot një përfaqësues i lartë i kompanisë. Përfaqësuesi i Askot-it, kris Mekgil deklaroi se kompania do të ndalojë së edituari mbulesë për ato dërgesa derisa situata nuk bëhet më e qartë. "Sigurimi që tashmë është edituar ende qëndron", shtoi ai. "Agjencitë botërore informojnë se Askot dhe kompania brokere Marsh siguruan 50 milionë dollarë për tregtarët me grurë nga fundi i korrikut për mbulim të peshës së çdo udhëtimi, që deri më tani ishte shfrytëzuar për pjesën më të madhe të dërgesave. "Të gjitha dërgesat që ishin marrë javën e kaluar vlejnë shtatë ditë, por prej atëherë vërejtëm rënie të parashtresave", tha Mekgil. Markus Bejker, shef global për transport detar dhe kargo në Marsh, në fjalim të posaçëm tha se ndryshimi në mjedisin e rrezikshëm në 48 orët e fundit ishte shumë i dukshëm. "Duke pasur parasysh ndryshimin e rrethanave, nuk është befasuese që të siguruarit sollën vendim t'i suspendojnë lëndët derisa nuk bëhet gjithçka e qartë", tha Bejker. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR